Drejtuesit e Seviljes kanė shkarkuar trajnerin e tyre Marselinjo Garsia Toral, si pasojė e rezultateve tė dobėta qė shėnon skuadra e tyre kėtė sezon.
Sevilja luan në formë katastrofale dhe për momentin mban pozitën e 11-të në renditje, me vetëm katër pikë më shumë se skuadrat e zonës së rrezikut. Situata kulminoi me humbjen e fundit në shtëpi nga Vilareali, e cila duket të jetë vendimtare për largimin e Toralit. Mediat spanjolle menjëherë kanë nisur të spekulojnë me zëvendësuesit e mundshëm të Toralit dhe për momentin emri më i përfolur është ai i ish-teknikut të Getafes, Michelit. Marselinjo Garsia Toral është trajneri i shtatë i larguar këtë sezon në La Liga.