Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Artistėt kėrkojnė pėrgjegjėsi nga Migena Gorenca

Artistėt kėrkojnė pėrgjegjėsi nga Migena Gorenca

  Publikuar: 06 Shkurt 2012, E Hene 18:15:11. E lexuar 101 herė
Artistėt kėrkojnė pėrgjegjėsi nga Migena Gorenca

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Regjisorėt dhe aktorėt shqiptarė kėrkojnė qė anėtarja e Fondit tė Filmit Maqedonas Migena Gorenca tu kėrkojė falje shqiptarėve dhe tė japė dorėheqje tė menjėhershme. Kjo pėr shkak tė fyerjeve dhe etiketimeve si kriminel qė ajo u bėri aktorėve dhe regjisorėve shqiptarė, se gjoja po keqpėrdorin mjetet qė u ndahen nga Fondi i Filmit. Regjisori Sefedin Nuredini tha se Gorencės nuk i jep tė drejtė askush qė tė del dhe tė akuzon tė gjithė artistėt shqiptarė.

“Në një emision televiziv, televizionin shtetëror për të cilin participojmë të gjithë u tha se ne qenkëshim kriminel, bëjmë larje të parave, harxhojmë nga 30 mijë euro vetëm për benzinë, dhe të gjithë krijuesve na futi me një thes, tash si do të vazhdojmë ne me veprimtarinë tonë filmike, kujtdo që do ti drejtohemi neve do të na shohin si kriminel si hajdut” , tha Sefedin Nuredini, regjisor.

Nuredini vlerëson se Fondi i filmit që nga formimi deri sot ka ndarë për shqiptarët mjete aq sa harxhohen për një film maqedonas.

“Ky krahasim është tepër diskriminues, dhe kushdo që merr pjesë në varrimin e kulturës shqiptare, së paku duhet të kërkojë falje e jo të akuzojë. Anëtari i bordit në këtë përbërje nuk mund të bëjë asgjë, së paku duhet të jetë e sinqertë të thotë këtë, e jo të akuzon e të tregon profilin e Darko Bashevskin, që të frikohemi ne, të mos aplikojmë? Darko Bashevski i cili na plaçkit neve shqiptarëve dhe gjithë ato mjete ua jep krijuesve maqedonas. Ne nuk dimë të bëjmë film se ne na japin 50 mijë euro dhe 30 mijë po i harxhuakam për benzinë, është qesharake, dhe nuk mund të futën në një thes, le të urdhëron me emër dhe mbiemër filan fisteki kështu ka bërë. S’kemi nevojë ti fshehim ne, ti fshehim njerëzit që bëjnë kushtimisht kriminalitet dhe të zhvlerësojmë dhe ti fyejmë të gjithë të tjerët, kush ja dha të drejtën, unë mendoj se kjo është e tepërt dhe mendoj se duhet të kërkon falje publike” , tha Sefedin Nuredini, regjisor.

Edhe aktori Ylber Murtezi vlerëson se askush nuk i jep të drejtë Migena Gorencës që të ofendojë dhe fyejë aktorët dhe regjisorët shqiptarë

“Egoja dhe uni im nuk më lejon si aktor të duroj këto ofendime që ishin tepër të rënda, pashë një emision grotesk që kryeredaktorja arsyeton pse nuk është aprovua filmi, ndërsa përballë kishte udhëheqësen, nuk dua ta përmendi tash, kryeredaktorja i miraton dhe aprovon udhëheqëses projekte në fondin e filmit. Të paktën që mund të bëjë Migena është që të kërkojë falje ndaj gjithë kulturës shqiptare, e dimë se dorëheqje nuk do të jep, meqë janë bërë skandale edhe më të mëdha sa i përket kulturës dhe shkarkime dhe dorëheqje nuk janë bërë, është e udhës të kërkoj falje. Unë e di si është emëruar, përse është emëruar dhe cila është detyra e saj në fondin e filmit, po për të dalë faqebardhë, më mirë të jep dorëheqje”, tha Ylber Murtezi, aktor. 

Në një emision në TVM në gjuhën shqipe, anëtarja e Fondit të Filmit Maqedonas Migena Gorenca tha se aktorët dhe regjisorët shqiptarë po abuzojnë me mjete të Fondit të Filmit Maqedonas, bëjnë larjen e parave, ndërsa nga ana tjetër doli në mbrojtje të regjisorëve serb. Debatet lidhur me këtë çështje dolën në sipërfaqes pas vendimit të Fondit të Filmit që për produksionet shqiptare të ndaj vetëm 50 mijë euro apo 1.5 për qind nga fondi i përgjithshëm edhe atë për filma të metrazhit të shkurtët ndërsa vetëm për një film të aktorit serb Rade Sherbexhija janë ndarë hiq më pak se 30 milionë denarë apo 500 mijë euro



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com