Pėrfaqėsuesit e Organizatės joqeveritare “Illiyricum Libertas”, nesėr do tė paraqiten para gjykatės sė Tetovės. Nė kėtė gjykim janė tė pėrfshirė katėr pėrfaqėsuesit e kėsaj organizate tė cilėt policia i akuzon pėr vendosjen e grafitėve pėr “Shqipėri tė Madhe”.
“Nga katër anëtarët, vetëm tre prej nesh kanë pranuar thirrje që nesër të jenë prezent në seancën e gjykatës hetuese, nga e cila varet edhe ecuria e mëtutjeshme e këtij procesi. Edhe pse unë si kryetarë i Organizatës nuk kam marrë thirrje për në seancën e nesërme, unë do të jem së bashku me aktivistët e mi nesër në ora 9”, ka deklaruar për “Zhurnal plus”, Valon Kurtishi, kryetarë i Organizatës “Illyricum Libertas”.
Me 28 nëntor 2011 policia arrestoi 4 aktivistë të shoqatës Ilirikum Libertas në hyrje të Tetovës. Sipas MPB-së ata u arrestuan duke vizatuar grafite me përmbajtje kombëtare edhe atë hartën e Shqipërisë Etnike. "Ne mendojmë se ka këtu standarde të dyfishta që përdoren gjithë kohës kundër qytetarëve shqiptarëve në vend, kur hapen flamuj gjigant, kur vendosen ata me para të të gjithë taksapaguesve nëpër autostrada e kështu me radhë, atëherë kjo mirëkuptohet apo kur merret Selaniku nga Greqia fqinje vizatohen harta të mëdha nuk burgosen. Kurse vizatimi i një harte historike në një ditë të veçantë siç është 28 Nëntori ne u morëm në polici, u arrestuam dhe u diskriminuam në njëfarë mënyre”, deklaroi Valon Kurtishi, OJQ “Illyricum Libertas” një ditë pas arestimit.