Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Blerina Seferi shpallet kampione e Gjermanisė nė xhudo

Blerina Seferi shpallet kampione e Gjermanisė nė xhudo

  Publikuar: 06 Shkurt 2012, E Hene 16:21:30. E lexuar 90 herė
Blerina Seferi shpallet kampione e Gjermanisė nė xhudo

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Blerina e cila hapat e parė tė xhudos I ka marrė nė Klubin e xhudosė “Ippon” nga Shkupi ka arritur tė shkėlqej mbi 700 pjesmarrėsit nga vende tė ndryshme si Gjermania, Lituania, Rusia, Luksenburgu, Belgjika, Danimarka dhe shumė shtete tė tjera.Shqiptarja e vetme nė kėtė kampionat, Blerina Seferi, ka arritur qė tė mposhtė tė gjithė kundėrshtarėt dhe tregoi edhe nėj herė se nė damarėt e saj po rrjeth gjak luftarak shqiptarė

Blerina Seferi, talente e xhudos e cila është me prejardhje nga Shipkovica e Tetovës, gjatë fundjavës është shpallur kampione e Gjermanisë në një turnir ndërkomëtarë e cili është mbajtur në Osanbruck të Gjermanisë. Blerina e cila hapat e parë të xhudos I ka marrë në Klubin e xhudosë “Ippon” nga Shkupi ka arritur të shkëlqej mbi 700 pjesmarrësit nga vende të ndryshme si Gjermania, Lituania, Rusia, Luksenburgu, Belgjika, Danimarka dhe shumë shtete të tjera.Shqiptarja e vetme në këtë kampionat, Blerina Seferi, ka arritur që të mposhtë të gjithë kundërshtarët dhe tregoi edhe nëj herë se në damarët e saj po rrjeth gjak luftarak shqiptarë.Ajo deri te ky sukses arriti pa probleme të mëdha pasi ishte shumë më e suksesshme se kundërshtarët e saj.Pas këtij aktiviteti, ajo pret që të debutoj me sukses edhe në kampionatin e Gjermanisë. 14 vjeçarja me këtë sport merret qe katër vite, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sukseset. Kështu gjatë karrierës së saj, ajo ka marrë pjesë në 41 gara vendore dhe ndërkombëtare, ku prej tyre ka fituar 28 medalje të arta, gjashtë argjendi dhe pesë bronze.Talentin e saj ajo e ka treguar që e vogël dhe mënjëherë e vërejtën përgjegjësit e Klubit të xhudosë “Ippon” nga Shkupi ku edhe ia dhanë mësimet e para profesionale. Më pas transferohet në Gjermani dhe momentalisht është anëtare e shkollës elite të Hamburgut, ndërsa klubi quhet HT16.Por Blerina Seferi nuk e ka braktisur klubin e saj të parë “Ippon” nga Shkupi. Ajo çdo pushim që e ka nga Gjermania udhëton dhe vjen në Shkup që të stërvitet. Këto vazhdon që të jetë anëtare prnadaj në të ardhmen pritet që të marrë pjesë edhe do të përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë në garat ballkanike që do të mbahet këtë vit (7-8 korrik 2012) në Sliven të Bullgarisë.Kryesia e Klubit “Ippon” konfirmuan se në muajin qershorë do të bëjnë përgaditjet me shokët dhe shoqet saj në malet e Sharrit me qëllim që Blerina Seferi nga Slivja e Bullgarisë të kthehet edhe me një medalje të artë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com