Ndėrmarrja publike komunale 24 orė do tė jetė nė shėrbim tė qytetarve, ndėrsa kryetari i komunės sė Tetovės ka paralajmėruarė se edhe ai nesėr do tė kapė lopatėn pėr tė pastruar rrugėt nė qytetin e Tetovės .
Të reshurat e borës që kanë përfshirë maqedoninë përendimore kanë detyruarë komunë e Tetovës që të shpallë gjendje të jashtë zakonshme. Ndërmarrja publike komunale 24 orë do të jetë në shërbim të qytetarve, ndërsa kryetari i komunës së Tetovës ka paralajmëruarë se edhe ai nesër do të kapë lopatën për të pastruar rrugët në qytetin e Tetovës .
Bllokadë të rrugëve nuk ka por rreshjet e pandërprera të dëborës kanë vështirësuar komunikacionin në shumë rrugë në qytet, fshatrat përreth dhe në Malësinë e Tetovës.
Për shkak të mbetjeve të mëdha të borës nëpër rrugë ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, në qafën e malit Strazhë, ndërsa në drejtimet rrugore Tetovë-Kodra e Diellit (P-406) dhe Tetovë-Jazhincë (P-405 krahas ndalesës për automjetet të rënda transportuese ka ndalesë edhe për autobusë. Ndërkohë Komuna e Gostivarit ka bërë të ditur se i ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta për pastrimin dhe bartjen e borës nga rrugët kryesore të qytetit.
Ekipet e shërbimi dimëror pranë Komunës, Ndërmarrja publike “Komunalec” dhe kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje dimërore, 24 orë janë në terren dhe intensivisht punojnë për tejkalimin e situatës së krijuar nga reshjet e mëdha të borës të cilat kanë kapluar rajonin e komunës së Gostivarit. Me këtë rast, NP “Komunalec” angazhoi edhe automjetin “merimangë” për bart jen e automjeteve të parkuara.Me këtë rast vlen të përmendet bashkëpunimi në nivel me Stacionin policor të Gostivarit, prej nga dhanë asistencë për ndërrimin e regjimit të komunikacionit, kanë bërë të ditur nga komuna e Gostivarit.