Drejtoria pėr tė ardhura publike sot promovoi shėrbimin e ri, me tė cilin personat fizik do tė mund kėtė vit tė parashtrojnė paraqitje vjetore tė tatimit pėrmes rrugės elektronike.
Shërbimi do të startojë prej datës 16 të këtij muaji, ndërsa promovohet 10 ditë para fillimit me qëllim që të njoftohen qytetarët dhe të mund të përgatiten për shfrytëzimin e tij. Shërbimin e promovuan kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendësministrja e Shoqërisë informatike dhe Administratë Marta Arsovska Tomovska dhe drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike, Goran Trajkovski.
Ky shërbim duhet të kontribuojë drejt uljes së shpenzimeve administrative, rritjes së pagesës vullnetare të tatimeve, si dhe thjeshtësimit të procedurave tatimore për bizneset. Këtë vit pritet që në Drejtorinë për të ardhura publike të dorëzohen rreth 200.000 paraqitje vjetore të tatimeve prej qytetarëve.