Nė bazė tė vendimit tė organeve partiake tė VMRO-DPMNE-sė dhe VMRO-E Bashkuar, prej tė hėnėn kjo e fundit pushon sė ekzistuari dhe tėrėsisht kalon nė radhėt e partisė sė kryeministrit, Nikolla Gruevki.
VMRO-DPMNE, qëndron në kumtesën e së hënës, vazhdon të jetë shtyllë e forcave progresive në Maqedoni. "Numri i individëve dhe partive politike të cilët i bashkëngjiten radhëve të VMRO-DPMNE-së prej ditës në ditë po bëhet gjithnjë e më i madh. Ky është konfirmim se puna, reformat dhe angazhimi që po investohen gjithnjë e më tepër po pranohet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.