Trajneri dhe drejtori sportive i skuadrės sė Wolfsburg-ut, Felix Magath tė shtunėn ka thyer rekordin e Bundesligės. Ky iu dha shansin gjithsej 36 futbollistėve qė tė luajnė nė kėtė sezon...
i njohur me atë se në çdo afat kalimtar sjell mjaft përforcime dhe me atë lirohet nga futbollistët prej të cilëve nuk është i kënaqur, Magath në janar angazhoi tetë futbollist në mesin e të cilëve edhe Ferhan Hasani dhe Ibrahim Sisoko. Megjithatë ky I dyti të shtunën në kuadër të javës së 20 përballë Borussisë nga Mönchengladbach, luajti nga minuta e parë. Kështu Magath, në këtë sezon në shërbim të tij kishte 36 futbollist dhe me këtë theu rekordin e Bundesligës. Këtë rekord të angazhimit të futbollistëve në sezonin 2000/01, e kishte vendosur vetë Maggat edhe atë si trajner i skuadrës së Eintracht nga Frankfurti dhe në "flakë " kishte future 35 futbollist. Vetëm sa për krahasim Bayern Munich në këtë sezon po luan vetëm me 20 futbollist.