Parti tė caktuara opozitare janė fajtorė pėr krijimin e gjendjes sė padėshiruar tė ditėve tė fundit nė Maqedoni, ku nė baza etnike dhe fetare janė fyer qytetarėt.
Kështu është shprehur kryeministri Nikolla Gruevski duke shtuar se situata e krijuar është fryt i personave të motivuar politikisht të cilët dëshirojnë të nxisin konflikte të reja.“Atë që mundë të them lidhur me ngjarjet e fundit në objektet fetare është fryt i personave të motivuar politikisht nga opozita, të cilët nuk shohin mënyrë tjetër se si t’i përfitojnë simpatitë e qytetarëve. Me këtë ata tentojnë ta komprometojnë punën e partive të tanishme duke krijuar konflikte në shoqëri. Mendojnë se në atë mënyrë do t’i tërheqin simpatitë te qytetarët dhe se qytetarët do të dëshpërohen nga partitë në pushtet dhe do të kthehen drejt disa partive të caktuara opozitare”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër. Gruevski madje ka shtuar se në këtë mënyrë partitë, siç i ka quajtur ai, të caktuara opozitare nuk mund të arrijnë ta fitojnë mbështetjen e qytetarëve pasi shumë shpejtë do të fillojë të zbulohen planet e tyre