ALBANA, fshat ilir nė kufi mes Italisė dhe Sllovenisė qė admirohej nga Skėnderbeu Nefail Maliqi Gjatė njė vizite nė Itali, vizituam njė monument historik nė Cividale tė Italisė, ku aty nė oborrin e muzeut hasėm nė njė hartė tė rajonit (2 m x 4 m), ku na ra nė sy mbishkrimi me shkronja tė mėdha - A L B A N A. Dhe papritmas, ekipi i agjencisė informative “Presheva Jonė” u interesua dhe u gjend nė mesin e fshatit Albana, ku takuam fshatarė e intelektualė tė kėtij fshati
Nga bisedat me ta, vendorët italianë dhe sllovenë pranojnë dhe janë krenarë se në mesin e tyre kanë fshatin ilir me emrin Albana, shkruan në reportazhin e saj nga Albana, agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”. Albana, 2 shkurt Ishim në një udhëtim zyrtar nga Gjeneva-Brukseli në Venecia. Për ca ditë u ndalëm në Cividale, një qytezë mes Triestës dhe Udines, ku vizituam një muze dhe monument historik. Aty në oborrin e muzeut hasëm në një hartë të rajonit (2 m x 4 m), ku na ra në sy mbishkrimi me shkronja të mëdha - A L B A N A. Kur arritëm aty, në hyrje hasëm në një pano të madhe ku tregonte se nga këtu fillonte fshati Albana. Prej së largu Albana dukej se ishte i mbuluar me “tepih” të gjelbër, sepse aty nuk ishte asnjë pëllëmbë pa vreshta. Fshati dhe fshatarët e Albanës, si më parë edhe tani janë të njohur në rajon si prodhues të rrushit dhe verës. Albana është një fshat piktoresk me 179 banorë, me një klimë medikale dhe me një lartësi mbi detare prej 101 metrash, thotë në reportazhin e saj nga Albana, agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”. Në Albana takuam banorë e intelektualë të këtij fshati. Derisa fotografonim fshatin, kështjellën, panon me mbishkrimin ‘Albana’, disa kalimtarë rasti, nga kurioziteti ndaleshin dhe na pyesnin se: “a jeni shqiptarë ju?” Ne u përgjigjeshim me ‘po’. Ndërsa ata na e kthenin: ”po, po na e mori mendja se jeni albanesi…” Dhe kështu shoqëroheshim dhe bisedonim, na ftonin e i ftonim në kafe. Ata na ofron verë të kuqe nga fshati Albana e ne i ofruam një pije “Skenderbeg” që na kishte qëlluar me vete. Bile, njëri nga ata na e ktheu se: "’Skanderbegu’ tek toka e Skanderbeut. Më ka treguar gjyshja ime se ushtria e Skanderbeut ka kaluar këndej kah fshati Albana..." Nga biseda me ta mësuam se fshati Albana shtrihet në pjesën e Prepottos, provincë kjo e Udines, kantonit të Friulit, në Itali. Fshati Albana është një vend i vogël dhe është i vendosur mes kufirit italo-slloven. Në mes të fshatit gjendet edhe kështjella Albana, e cila vërehet prej së largu në distancë prej 2-3 km. Kështjella, e cila mban emrin e fshatit Albana, daton nga shekujt e hershëm, siç thonë banorët dhe fshatarët e rrethit, nga epoka e Ilirëve, por kështjella Albana ishte zbuluar dhe meremetuar nga shekulli XII nga banorët e gadishullit ilirik. Kjo kështjellë sot është një pronë private, dhe ajo për momentin ende nuk është e hapur për vizitorët, qoftë për vendorët apo të huajt. Historiku i fshatit Albana “Kështjella ‘Cjastiela’ Albana (në dialektin e Friulit, gjuhë kjo më e hershme se gjuha italiane), njihet emri i kësaj kështjelle nga fshatarët albanias, e cila qëndron në një kat shkëmbor, në veri të vendit. I ndërtuar në shekullin e dymbëdhjetë, fshati Albana, një vend malor piktoresk, shtrihet në një luginë të rrethuar nga kodra dhe shpati në jug, ndërsa në veri vërehet një grykë e ngushtë e rrethuar me male që arrijnë një mijë metra në lartësi. Që nga kjo pikë e ngushtë e transitit është supozuar se kështjella Albana ishte ngritur për të vëzhguar dhe mbrojtur popullsinë…”, - thuhet në një studim shkencor që hasëm në bibliotekën e fshatit Albana Më konkretisht, sipas studiuesve vendorë, është konstatuar se kështjella Albana daton që nga viti 1185. Ajo është ruajtur e pandryshuar deri në pushtimin e trupave të Napoleonit, në vitin 1797. Një shekull më vonë, më 1319, për të krijuar konfuzion në posedim të godinës kontribuon një studim historik nga Crollalanza de Giovambattista, i cili thotë se familja Mels-Colloredo Waldsee Montalbano merr pronën feudale në Albana në vitin 1340. Por ne e dimë nga dokumentet e vërtetuara se martesa e Fiammetta, trashëgimtarit të De Quanzone Portis dhe James e Mels datojnë vetëm 1483, pra 143 vjet më vonë. James, familja e Colloredo-Waldsee-Mels, sipas Crollalanza, me prejardhje nga një fis i familjes, u arratis në Gorica pas vrasjes së patriarkut të Aquileia dhe Dukës nga Friuli, Bertrand de Saint Genies. Në vdekjen e Fiammetta de Portis, James Mels martohet me Della Negra Frattina, e cila i jep pesë fëmijë, ku të gjithë ata bëhen mbretër të Albanës dhe deputetë të Qarkut të Gorizias. Njëri prej tyre ishte Gjergji, që është martuar me Catherinën e Zucco-Cucagna. Kështjella Albana, ky fshat ilir që i përballoi luftërave, stuhive dhe katastrofave natyrore... Një historian italian ka shkruar se: “Në korrik të vitit 1478, në kohën e pushtimit otoman, me urdhrin e Iskander Beu (kupto SKENDERBEUT, shën.ynë), të udhëhequr nga Yuri Fuchina të Kobarid janë shtrirë në zonat e Gorizia me Cormòns për t’i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri tek lumi i Judrio, trupat e Iskander Beu kanë parakaluar tek kështjella Albana, ku do të bashkoheshin me grupe të tjera ushtarake, përgjatë Isonzo. Kjo flet për admirimin e Skanderbeut për Albanën. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë (1600), zhdukja e Leonardo nga Gorizia,ai nuk lë trashëgimtarë dhe kaloi në shtëpinë e Habsburgëve dhe pastaj nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perandorisë së shenjtë Romake. Republika e Venedikut, e cila u zëvendësua nga patriarku i Aquileia në kontrollin e Dukatit të Friuli, kalimi nuk i pëlqen (marrëveshje), kështu që nga 1508 do të fillojë një seri luftërash kundër austriakëve, që ata do të përfundojnë tetë vjet më vonë.Dhe të gjitha këto konflikte, bashkë me katastrofat natyrore, siç ishin dridhjet e tokës, kishin bërë që të reduktohen rrënojat e kështjellës Albana…” Sipas këtij hulumtimi, bëhet e ditur se të dhënat e fundit historike flasin se gjatë Luftës së Parë Botërore kështjella Albana u kërkua nga ushtria italiane për t’u shndërruar në spital ushtarak, por në vitin 1916 një granatë austriake shkatërroi kullën verilindore. Ndërtesa u rivendos nga pronarët e pas luftës, por gjatë Luftës së Dytë Botërore përsëri u mor dhe u pushtua pjesërisht nga policia dhe familje të zhvendosura në Italinë jugore, të goditur nga bombardimet aleate. Që nga viti 1990, në një gjendje të dukshme të lënies pas dore, kështjella Albana bëhet mollë sherri mes pronarëve dhe Bashkisë së Prepottos, që donet ta blinte atë për shërbimet publike. Për fat të mirë, pronari aktual, Leonello Gabrici, që nga viti 2000 shënon fillimin e një ristrukturimi radikal të ndërtesës. Vendorët italianë dhe sllovenë janë krenarë se në mesin e tyre kanë fshatin Ilir me emrin Albana Fillimisht takuam Rina Pulz (Gorizia), e cila thotë për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” se, shpesh shkon në fshatin Albana me miq e mikesha. Me Rinën flasim herë italisht e herë sllovenisht, pasi i zotëron mirë që të dy gjuhët. Ajo, edhe pse e ndien veten italiane, por me origjinë sllovene, nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se, “fshati Albana është një fshat ilir, deshi apo nuk deshi ndokush ta pranojë këtë realitet. Fundja, vet emri Albana flet më së miri për origjinën e këtij fshati. Përveç kësaj, edhe të parët tanë, stërgjyshërit e mi, më kanë treguar se ky fshat, në kohërat e mëhershme i takonte ilirëve”. Zonja Pulz po ashtu shpjegon se vera më e mirë në Itali vjen nga fshati Albana. “Shumë turistë, biznesmenë si vendorë ashtu edhe të huaj gjatë vjeshtës i mësyjnë fshatit Albana për të siguruar verën për dimër, verë e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri juaj shqiptar”, - thotë duke qeshur Rina. Kështu shprehet edhe Giordano Novelo (Visinale del Judrio), profesor dhe njohës i mirë historisë së kantonit të Friulit. Sipas Novelos, “fshati Albana ishte një rajon ilir, sikur të mos ishte kështu, as emrin nuk do ta kishte Albana. Bile shpesh kur shkojmë mysafirë tek ky fshat, në hyrje shohin tabelën e madhe me mbishkrimin ALBANA. Shpesh kur arrijmë aty, në shaka themi: ‘bëni gati pasaportat se hymë në Albana’, në Shqipëri”, - rrëfen pa kompleks z.Girodano, duke qeshur. Anna Olivia (Visinale), një grua e sinqerte italiane, shpjegon se ka lexuar dhe ka mësuar nga fëmijët, të cilët janë studentë, se fshati Albana ka qenë rajon i të parëve të shqiptarëve - ilirëve. “Për këtë fshat, fëmijët e mi kanë mësuar edhe në shkolla dhe historianët, e as funksionarët italianë, këtë nuk e kanë mohuar asnjëherë. Sikur t’i pengonte kjo histori e vërtetë italianëve, ju siguroj se ky fshat me emrin Albana nuk do ta mbante sot, sikur që shumë fshatrave shqiptare Serbia ia kishte ndryshuar emrat apo kishte shkatërruar kështjellat e fshatrat ilire apo shqiptare, me qëllim të humbjes së gjurmëve historike. Italianët dhe shqiptarët janë aleatë të mirë dhe ne jemi krenarë që në territorin tonë kemi një fshat dhe kështjellë me emrin Albana”, - përfundon Anna. Nga bashkëbiseduesit tanë kuptuam se shumë fjalë kishin ngjashmëri me ato në gjuhën shqipe. Banorët e Albanës flisnin mes veti jo në gjuhën italiane, por në dialektin fruili, gjuhë kjo shumë më e hershme se italishtja. Nga këto fjalë ne arritëm t’i shkëpusim vetëm disa që i përngjanin shqipes, si: cestjela (kështjella), piron (pirun), carroca (karroca), ajer (ajri), njata (nata), di (dita), kapjela (kapela), flumi (lumi), mjeli (mjalta) etj… Në fshatin ilir, sot, edhe pse nuk flet askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kështjella, flasin shqip shqiponjat që fluturonin mbi qiell të fshatit ilir. U larguam nga fshati ilir, Albana duke lënë qetë shqiponjat për të fluturuar në qiellin e tyre të lire…