Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Treni godet 24 vjeēarin pėr vdekje

Treni godet 24 vjeēarin pėr vdekje

  Publikuar: 05 Shkurt 2012, E Dielle 19:32:17. E lexuar 170 herė
Treni godet 24 vjeēarin pėr vdekje

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

“Rreth orės 13, 40, ka ndodhur njė aksident irėndė nė afėrsi tė fshatit Sedllarcė, nė mbikalimin hekurudhor pėr nė fshatin Sedllarcė e Epėrme, kur treni me numėr 106663, qė qarkullonte nė linjėn Shkup-Kėrēovė, qė ėshtė drejtuar nga (U.A), nga Shkupi, ka goditur nė veturėn Golf (3) e drejtuar nga 24 vjeēari A.D nga fshati Siniēan.Nga goditja lėndime tė rėnda vdekjeprurėse ka marrė drejtuesi i veturės i cili ka ndruar jetė nė vendngjarje”, tha Marjan Josifovski, zėdhėnės i Sektorit pėr Punė tė Brendėshme nė Tetov

Një 24 vjeçar banor i fshatit Siniçan komuna e Bogovijës, ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën kur vetura e tipit Golf (3), është përplasur me trenin e linjës Shkup-Kërçovë. Nga goditja në vendngjarje ka ngelur i vdekur 24 vjeçari Altin Dauti, banor i fshatit Siniçan. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditur nga ana e policisë e cila ka bërë hetime në vendngjarje së bashku me gjykatësin hetues. “Rreth orës 13, 40, ka ndodhur një aksident irëndë në afërsi të fshatit Sedllarcë, në mbikalimin hekurudhor për në fshatin Sedllarcë e Epërme, kur treni me numër 106663, që qarkullonte në linjën Shkup-Kërçovë, që është drejtuar nga (U.A), nga Shkupi, ka goditur në veturën Golf (3) e drejtuar nga 24 vjeçari A.D nga fshati Siniçan.Nga goditja lëndime të rënda vdekjeprurëse ka marrë drejtuesi i veturës i cili ka ndruar jetë në vendngjarje”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, i cili bëri të ditur se këto janë informacionet e para ndërsa pas hetimeve do të jepen hollësira. Banorë të këtij fshati kanë thënë se në këtë mbikalim nuk ka rampa që ndalon makinat kur kalon treni por ka vetëm shenjë, ndrësa kanë informuar se ka edhe semafor por i njejti nuk punon. Banorët e fshatit Sedllarcë, janë shprehur se ky mbikalim është mjaft i rrezikshëm dhe shpesh herë ndodhin aksidente pasi që mungon rampa ndërsa semafori nuk punon një kohë të gjatë. Ata kanë apeluar që autoritetet përgjegjëse sa më parë të marrin masa dhe të rregullojnë këtë mbikalim për të parandaluar tragjedi tjera.(U.H)



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com