Pas angazhimit tė Ferhan Hasanit nė Wolfsburg, ekipi i Shkėndijės siē duket do tė mbetet edhe pa shėrbimet e talentit Mevlan Murati i cili ka gati 1 javė qė po testohet nė Gjermani. 17 vjeēari momentalisht gjendet nė prova tek skuadra “KFC Uerdingen”, ndėrkohė qė pas dy ditėve do tė testohet disa ditė edhe tek ekipi qė luan nė bundesligėn gjermane Munchengladba. Kėtė lajm e zbulon ekskluzivisht pėr gazetėn “Zhurnal Plus” mesfushori tetovar. “Ka gati 1 javė qė gjendem nė Gjermani dhe kėtu po ushtroj me ekipin e parė tė Uerdingen. Kjo skuadėr ėshtė njė klub i cili luan nė ligėn rajonale mirėpo shumė e fuqishme dhe me njė organizim fenomenal.
Personalisht jam i kënaqur me pritjen që më është bërë si dhe me faktin se drejtuesit tani më kanë shprehur dëshirën për të më angazhuar”, tha Murati, duke shtuar se nuk do të ngutet në vendimin e tij, pasi pas dy ditëve do të në testime tek Munchengladba. “Dihet se ky ekip luan në elitën gjermane, kurse së pari do të testohem tek të rinjtë e këtij klubi.
Unë do të jap maksimumin dhe do të tregoj potencialin tim, kurse se a do të mbetem në këtë ekip mbetet të shihet”, deklaroi tetovari, Mevlan Murati. Ndryshe, 17 vjeçari rregullisht ka luajtur për ekipin e të rinjve tek Shkëndija, kurse disa herë është ftuar edhe tek ekipi i parë. Nga ana tjetër, disa vite ka mbrojtur edhe ngjyrat e reprezentacionit të Maqedonisë për kategoritë e reja.