Roma ka fituar derbin ndaj Interit prej 4:0, tė dielėn nė kuadėr tė xhiros se 22-tė tė Seria A. “Romakėt” nė duel mė “Nerazurėt”, kanė treguar njėrėn ndėr ndeshjet mė tė mira nė kėtė kampionat. Skuadra e Luis Enrique ka dominuar gjate tėrė lojės.
Serinë e golave e ka nisur Juan (13), kurse Borini (41, 49) shënoi dygolësh duke e ngritur epërsinë e Romës në 3:0, ndërkaq Kerkiç (89) mbyll serinë e golave në këtë takim. Roma ka bërë një hap të madh në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra e Claudio Ranieri më këtë humbje tashmë humbe të gjitha gjasat në garën për scudeton.
Milan dhe Napoli, të dielën kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në “San Siro” në kuadër të xhiros se 22-të të Serie A. Shqiptari Blerim Xhemajli ka treguar lojë të mirë duke dhënë kontribut të madh në pikën që fitoj skuadra e tij ndaj “Rossonerëve”. Xhemajli në minutën e 75-të është zëvendësuar më Inler. Vlen të cekët se Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64. Napoli më këtë barazim zë vendin e shtate më 31 pikë, kurse Milan mbetet në pozitën e dytë më 44 pikë një më pak se lideri i tabelës, Juventus.
Genoa ka fituar sfidën ndaj Lazios prej 3:2, në kuadër të xhiros se 22-të të Seria A. Përballja në mes Genoas dhe Lazios, ka dhënë lojë të mirë më aksione të shumta dhe pesë gola të shënuara. Skuadra vendëse qysh në aksionin e parë të nisur nga qendra kaloj në epërsi nëpërmjet Palacios, ndërkohë Jankoviç (25), dyfishoi epërsinë e Genoas në 2:0. Nikoqirët sërish nëpërmjet Jankoviçit (46), ngritën epërsinë në 3:0.
Dhe kur pritje se Lazio do të pëson fiasko në këtë takim, ata ia dolën që zbuesin avantazhin e vendësve duke shënuar dy gola më anë të Ledesma (54) dhe Gonzalez (90). Genoa më këtë fitore tash arrin në kuotën e 30-të pikëve dhe ze vendin e tetë, kurse Lazio mbetet në pozitën e katërt më 39 pikë.
Fiorentina ka marr pikët e plota në duel më Udinesen duke e mundur prej 3:2. Parma është skuadra e vetme që ka fituar në udhëtim duke e mundur Chievon prej 2:1, kurse me rezultat identik ka fituar edhe Palermo ndaj Atalantës. Pa gola janë mbyllur takimet Juventus-Siena, Lecce-Bologna dhe Novara-Cagilari.