Fitore pa shumė vuajtje pėr Realin e Madridit nė derbin e kryeqytetit ndaj Getafes. Skuadra e Jose Mourinhos bėri detyrėn nė fushėn modeste tė Getafes me golin e Sergio Ramos nė min. 19, duke fituar 1-0 por duke shpėrdoruar shumė raste pėr shėnim, ēka vuri nė dyshim fitoren pėr skuadrėn mbretėrore.
Me këtë fitore, Reali i Madridit shkon në kuotën e 55 pikëve, ndërsa Getafe mban vendin e 9 me 27 pikë. Në ndeshjet e tjera, Levante nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Santander, ndersa takimi për zonën Champions mes Athletic Bilbao e Real Espanyol u mbyll në barazim 3-3. Sukses i rëndësishëm për Mallorcan, e cila mundi Betis 1-0 edhe pse e mbylli takimin me 9 lojtarë.