Kėngėtarja Leonora Jakupi, ka demantuar pohimet e Adelina Ismajlit dhe ka kėrkuar debat nga diva e pop muzikės shqiptare, pas pohimeve kontraverse tė kėsaj tė fundit tė bėra ditė mė parė.
Adelina Ismajli në emisionin Rubikon e thumboi tërthorazi Leonora Jakupin duke folur madje në emision edhe për rrahjen mes këngëtareve. Dhe, në emisionin Prive, ishte Leonora Jakupi ajo që akuzoi Adelinën se ka probleme me vetveten, duke kërkuar dhe debat të hapur me të.
“Nuk dua të merrem me njerëz që kanë probleme me vetveten, propaganda që ajo bën është e rrezikshme, e ftoj atë në debat të hapur”, theksoi Leonora.
Ndër të tjera Leonora shtoi se ajo nuk ka të dashur momentalisht, por nuk mohoi se ka dalur në takime. Ajo po ashtu mohoi realizimin e një dueti me Ermal Fejzullahun.