Njė tubim i Lėvizjes Vetėvendosje, i paraparė qė tė mbahet me anėtarėsinė e saj nė fshatin Mirash tė Ferizajt, ėshtė penguar nga drejtuesit e Shkollės Fillore “Ali Hadri”.
Zyrtarët nga Qendra e Vetëvendosjes në Ferizaj kanë thënë se tubimi ishte paraparë që të mbahet të shtunën në mbrëmje në shkollën e fshatit dhe se paraprakisht ky subjekt edhe kishte marr leje nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Berisha.
“Edhe përkundër kësaj se ne kishim leje, drejtori i shkollës fillore në këtë fshat, Bashkim Bytyçi, pavarësisht shpjegimeve tona se jemi në rregull me lejen, nuk lejoi mbajtjen e tubimin me arsyetimin se nuk i lejon subjektet politike të mbajnë takime në shkollën e tij”, theksojnë zyrtarët e Vetëvendosjes.
Pas kësaj situate të krijuar, kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Ferizaj, Faton Topalli dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, iu drejtuan pjesëmarrësve në oborrin e shkollës, duke u premtuar se do të kthehen sërish te i njëjti vend për të mbajtur tubimin me ta.