Ekipet e shėrbimit dimėror tė Qytetit tė Shkupit mbrėmė kanė hedhur 115 tonė kripė nė rrugėt e qytetit. Bora ėshtė pastruar nga rrugėt kryesore, urat, qarkoret dhe nga tė ashtuquajturat pika tė zeza, nė mėnyrė qė tė parandalohet dukuria e ngrirjeve.
"Ekipet e Qytetit të Shkupit dolën në terren me 15 automjete pastruese dhe për hedhjen e kripës dhe deri më tani i pastruan të gjitha bulevardet në kompetenca të Qytetit të Shkupit, qarkoret "Diamant", "Kontinental" dhe "Tërfili", të gjitha urat, rrugët "Nikolla Karev", "Vostaniçka" dhe "Salvador Alende", nënkalimin drejt lagjes Butel, informon Qyteti i Shkupit.
Shtabi i krizës i shërbimit të Qytetit të Shkupit sot do ta ndjekë gjendjen në terren dhe do të intervenojë sipas nevojave.