Xherdan Shaqiri duket pranė kalimit nė skuadrėn ruse Zenit.
Janë mediet ruse ato që shkruajnë se Xherdan Shaqiri është në bisedime të avancuara me skuadrën ruse Zenit nga Sank Peterburgu (ish-Leningradi) dhe se shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi. Trajneri italian i skuadrës ruse, Luciano Spalleti është ai që këmbëngul në transferimin e mesfushorit kosovar të Baselit. Sipas medieve ruse, transmeton Indeksonline, Zeniti e ka gati ofertën më të madhe nga të gjitha skuadrat e tjera që interesohen për Shaqirin - 18 milionë euro thuhet të jetë kjo ofertë.