Shoqata e tė Burgosurve dhe tė Persekutuarve Politik Shqiptar nė Maqedoni (SHBPPSH) do tė ngrejė padi kundėr Qeverisė sė Maqedonisė, pėr shkak tė statusit tė tyre tė pazgjidhur.
Shpëtim Pollozhani, kryetar i SHBPPSH në Maqedoni theksoi se viktimat e sistemit të kaluar ende mbeten pa njohjen e plotë të statusit të burgosurve dhe të përndjekurve politik, viktima pa kurrfarë zhdëmtimi.
Problemi sipas Shpëtim Pollozhanit konsiston në rend të parë në mbetjen në fuqi të vendimeve të shqiptuara gjyqësore që në atë kohë dhe në ato rrethana, duke zbatuar direktivat e pushtetit të kaluar, që tani organet gjyqësore, nuk i shfuqizojnë, respektivisht nuk i shpallin si vendime pa vlerë juridike.
“Përderisa të burgosurit dhe të përndjekurit politik maqedonas, kanë shfrytëzuar dhe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe beneficionet, shqiptarët edhe më tej mbeten të margjinalizuar dhe në vazhdimësi të persekutuar në këtë drejtim”, thekson Pollozhani në një bisedë me INA, duke paralajmëruar se do të padisin Qeverinë e Maqedonisë, si trashëgimtare e ish RSF Jugosllavisë, për të ngritë problemin e tyre të pazgjidhur, për të kërkuar atë që ligjërisht u takon, krahas kompensimit dhe zhdëmtimit material, edhe beneficionet sociale, duke ua njohur stazhin dhe të gjitha të drejtat që dalin nga obligimet dhe detyrimet për këtë kategori të njerëzve të viktimizuar e tani të harruar.
Sipas tij, statusin e këtillë e gëzojnë të gjithë personat që në mënyra të ndryshme janë dëmtuar nga ish pushteti i RSFJ-së, nga gushti i vitit 1944 e deri 1991.