Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Rritet numri i pacientėve me kancer

Rritet numri i pacientėve me kancer

  Publikuar: 05 Shkurt 2012, E Dielle 00:11:54. E lexuar 70 herė
Rritet numri i pacientėve me kancer

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė botė vazhdon rritja e numrit tė sėmundjeve malinje. Sipas tė dhėnave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, pritet qė pėr 10 deri 15 vjet, sėmundjet malinje tė jenė shkaktari kryesor pėr rritjen e vdekshmėrisė. Aktualisht nė Maqedoni 170 nga 100 000 banorė vdesin nga sėmundjet malinje. Masat parandaluese janė faktor kyē nė frenimin e pėrhapjes dhe shėrimin e kancerit, thonė kompetentėt.

Forma më e shpeshtë e sëmundjeve malinje tek gratë janë kanceri në gji, kanceri në mitër si dhe kanceri në mushkëritë e bardha, lukth dhe zorrën e trashë tek burrat, megjithatë, të inkurajon fakti se 40% e pacientëve ku kanceri është zbuluar në faza të hershme kanë një epilog pozitiv në luftën me sëmundjen. Pikërisht për këtë, një numër i madh i aktiviteteve të ministrisë së shëndetësisë dhe qeverisë janë orientuar drejt parandalimit dhe shërimit në kohë të sëmundjeve malinje”, tha Jovica Andovski, zv/ministër i shëndetësisë. Për të zvogëluar numrin e të sëmurëve nga sëmundjet malinje, Maqedonia po ndërmerr aktivitete për parandalimin te tyre, përmes programeve për zbulimin e hershëm të tyre, u filluar dy vjet më parë. Për zbatimin e këtij programi për këtë vit janë ndarë 30 milion denarë ku është përfshirë zbulimi i kancerit në gji nga i cili vuajnë 720 gra, kancerit në qafën e mitrës nga i cili vuajnë 230 gra, dhe të kancerit në zorrën e trashë nga i cili vuajnë 300 persona në vit. “Tani për vitin 2012 planifikohet që aktivitetet të jenë në mbarë territorin e vendit, ku do të ftohen gratë e sëmura, si prioritete të rekomanduara nga ekspertët, nga 24 deri 35 vjeçare. Këto gra do të ftohen nga ana e gjinekologëve amë me kartelë në adresën e vendbanimit, kurse rezultatet do të analizohen në laboratorët citologjik të autorizuar nga Fondi i shëndetësisë”, tha Jovanka Kostovska, institut i shëndetit publik.Në vitin 2013 si pjesë e planit aksionar trevjeçar do të ftohen gratë e moshës prej 36 deri 51 vjeçe, pastaj gratë prej 51 deri 60 vjeçare. Me këtë plan aksioni për këto tre vjet, çdo grua duhet të bëjë PAP-testin falas. Sipas të dhënave të OBSH-së është e mjaftueshme që çdo grua në çdo tre deri pesë vjet të bëjë një PAP test. Si pjesë e planit për këtë vit për zbulimin e kancerit në zorrën e trashë, mjekët amë do t’u japin pacientëve të moshës prej 50 deri 74 vjeçarë, FOP teste që do të ekzaminohen në qendrën e shëndetit publik. Përparësi do të kenë ata persona që janë prekur nga kanceri në zorrën e trashë. Këtë vit pritet që me mamografi të kontrollohen 11 350 gra. 



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com