Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Mjerė kultura shqiptare!

Mjerė kultura shqiptare!

  Publikuar: 05 Shkurt 2012, E Dielle 00:06:57. E lexuar 60 herė
Mjerė kultura shqiptare!

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Mjerėt shqiptarėt e kultura jonė tė cilėn na pėrfaqėsojnė nė institucione lexuese tė urimeve e pėrshėndetjeve , sekretare tė dikurshme. Athua vallė mendojnė se harrojmė kush kanė qenė e si kanė arritur tė jenė aty ku janė sot

Athua  shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë kush tua përfaqësoj kulturën e tyre në institucione përkatëse, por duhet pikërisht një farë Migene e cila pos përuljes ndaj të shefave  të saj nuk  plotëson asnjë kriter për të qenë aty ku është sot  .... “Filmat shqiptarë nuk kanë përmbushur as 5.3% kriteret e kërkuara nga konkursi i Fondit të Filmit. Nëse në Maqedoni cdo njeri mendon që mundë të jetë regjisor, skenarist apo producent, ka ardhur koha që dikush t’i thotë mjaft kësaj dukurie të marrjes parave dhe të larjes parave për të bërë një film që në fund të fundit nuk konkurron askund, që nuk ndiqet nga producentët, nuk shkon nëpër festivale ndërkombëtare. Shqiptarët fatkeqësisht paraqesin fatura prej 30 mijë eurosh harxhime dhe kemi bërë një përllogari, dhe sikur t’i pinin i gjithë ekipi nuk i kishin harxhuar ato para për benzinë. 30 mijë euro para për benzinë për një film që incizohet vetëm për nje javë është absurditet . Dmth aty bëhet larje farash e tmerrshme dhe fotografia që vjen në fund është aq e keqe sa për to nuk janë shpenzuar as një e treta e buxhetit që Fondi i filmit i ka akorduar”, tha Migena Gorenca, anëtare e Fondit të Filmit Maqedonas. Regjisorët serb na qenkan me famë e shqiptarët abuzojnë fondet shtetërore dhe nuk meritojnë të marrin asnjë lek , vallë e dinë kjo grua e çoroditur çka flet ... Absurde një vajzë e Shqipërisë e cila nuk zuri vend në shoqërinë e sajë në shtetin amë , erdhi këtu ta na tregoj sa të mirë qenkan regjisorët serb e sa të poshtër ata shqiptarë.... “Kanë qenë dy filma që në këtë konkurs kanë dominuar të paktën me dyfishin e pikëve nga të gjithë filmat e tjerë në konkurrim të çdo kategorie. Kjo është filmi “Çlirimi i Shkupit” i regjisorit Rade Sherbexhija i cili kamare 30 milionë denarë apo maksimumin që Fondi i Filmit i ndanë. Bëhet fjalë për artistin holivudian megjithëse janë munduar njerëzit ta paraqesin ndryshe. Është një produksion jashtëzakonisht shumë i fortë nga Maqedonia që ka përzgjedhur regjisorin Rade Sherbexhija për të qenë regjisor i këtij projekti sepse është një projekt ambicioz, është një projekt që do të kushtojë 1 miliardë e 800 mijë denarë”, tha Migena Gorenca, anëtare e Fondit të Filmit Maqedonas.Pa fije turpi na thotë e tregon sa i ashpër na paska qenë ai farë drejtori i fondit të filmit Darko. “Darko, drejtori i Fondit është njeri i ashpër, është e vërtet, në pikëpamje të parë madje është i tmerrshëm , nuk i afrohesh dot afër”, tha Migena Gorenca, anëtare e Fondit të Filmit Maqedonas. Asgjë nuk mund të aryestoj fillimishte emrimin tend në atë vend a as anashkalimin e shqiptareve nga ai institucion në të cilin ti përfaqëson shqiptarët. “Regjisorët e rinj që kanë mbaruar tani, producentët e rinj, skenaristët e rinj s’duket tremben. Tremben sepse marrjen e parave në Maqedoni deri tani e kanë pas kapur të vjetrit që nuk kanë pasur fare lidhje me filmin, me dokumentarin apo me projekte të tjera të këtij lloji”, tha Migena Gorenca, anëtare e Fondit të Filmit Maqedonas. Kjo vajzë emrin e të cilës për shkaqe higjienike nuk dua ta zë shumë në gojë nuk paska ndëgju si duket as për Refet Abazin as Bajrush Mjakun, Dritro Kasapin as Ahmet  Jakupin e Sefedin Nuredinin e shumë e shumë regjisorë tjerë shqiptarë të Maqedonisë , mirëpo për Rade Sherbexhiun ”PO” e mjera ti e të mjerët shqiptarët me ty aty. 



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com