vjeēari qė kėrcėnoi tė hidhej nga vinēi nė qendėr tė Tiranės quhet Xhemal Xhura, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Sipas të dhënave të policisë duket se vështirësitë ekonomike dhe mosdhënia e dëmshpërblimit nga shteti si i përndjekur politik e kanë çuar 50-vjeçarin Xhura të ndërmarrë aktin e rëndë të tentativës për t’u hedhur nga vinçi 80 metra i lartë, tek pallati shumëkatësh në ndërtim, përballë selisë së Partisë Demokratike.
Xhemal Xhura kërcënoi për një orë rresht se do të hidhej nga vinçi poshtë duke vënë në alarm tërë Policinë e Shtetit dhe qytetarët kalimtarë, që lajmëruan për tentativën e tij.
Ngjarja shokuese ndodhi në sytë e të gjithëve.
Tashmë Xhemal Xhura, i cili mësohet se është edhe i divorcuar iu dorëzua forcave të RENEA-s që me negociatat e tyre ia kthyen mendjen 50-vjeçarit duke i shpëtuar jetën.