Nė Galerinė e Arteve nė Tetovė u bė hapja solemne e ekspozitės “Me art ne flasim” qė realizohet nė kuadėr tė fushatės “Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem”. E veēanta e kėtij viti ėshtė se piktorėt e ftuar tė jenė pjesė e kėsaj ekspozite punuan nė temėn “Lulja e shkretėtirės” dhe u prezantuan pikturat e reja tė pėrgatitura enkas pėr kėtė rast.
Hapjen e kësaj ekzpozite e bëri kryetari i FRI-së, z.Fevzi Musliu i cili në fjalimin e tij theksoi karakterin dhe personalitetin e Muhammedit salAll-llahu alejhi ve sel-lem, më pas Mr. Jëlldëz Asani, historiane e artit, foli mbi temën “Lulja e shkretëtirës” dhe aspektet metaforike të saj, dhe në fund kryetari i degës së FRI-së Tetovë Fisnik Shabani, i përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit për prezencën e tyre në këtë aktivitet.
Piktorëve në këtë ekzpozitë FRI u shpërndau mirënjohje për kontributin dha bashkëpunimin e tyre që treguan për realizimin e kësaj ekspozite.
Mirënjohje u ndanë edhe për disa personalitete që në vazhdimësi kanë përkrahur dhe ndihmuar aktivitetet e FRI-së, dhe për Galerinë e Arteve Tetovë e cila ka treguar gatishmëri vite me rradhë për të bashkëpunuar me FRI-në për realizimin e aktiviteteve të tilla dhe për ta begatuar edhe më shumë opusin artistik dhe figurativk të kësaj galerie.
Në hapjen solemne ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm artistësh, profesorësh, intelektualësh, student dhe nxënës, artëdashës që patën rastin të ndajnë ¬çaste të bukura me pikturat dhe mesazhet që përcillnin ato.