Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Akademi solemne kushtuar Hamdi bej Ohrit

Akademi solemne kushtuar Hamdi bej Ohrit

  Publikuar: 04 Shkurt 2012, E Shtune 00:42:22. E lexuar 48 herė
Akademi solemne kushtuar Hamdi bej Ohrit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė kuadėr tė manifestimeve pėr shėnimin e 100 Vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shtetit Shqiptar, nė organizim tė Kėshillit organizativ tė Shoqatės Kulturore “Valėt e Jugut” nga Ohri, nesėr, nė sallėn e Kėshillit tė komunės sė Ohrit, do tė mbahet njė Akademi solemne, kushtuar 140 vjetorit tė lindjes sė Hamdi bej Ohrit, (1872-1938) njė nga delegatėt e Kuvendit tė Vlorės mė 1912 dhe njė nga firmėtarėt e Aktit tė Pavarėsisė.

Akademia kushtuar këti personaliteti, do të mbahet më 4 shkurt, në ora 16.00 në sallën e Këshillit të komunës së Ohrit.

Në këtë Akademi, janë të ftuar ndër të tjerë edhe kryetari i Këshillit organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë për Maqedoni, Musa Xhaferi, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Maqedoni, Arben Çejku dhe Skender Durmishi, përfaqsues të institucioneve, shoqatave kulturore, historian, publicistë dhe familjar të Hamdi bej Ohrit. 

Në këtë Akademi, referatin kushtuar figurës së Hamdi bej Ohrit, do ta mbajë historiani, prof.Dr.Nebi Dervishi.

Kjo Akademi, do të shoqërohet me një program kulturor, me pjesëmarrjen e Korit të shkollës tetëvjeçare dhe me deklamimin e poezive nga tematika e Pavarësisë. 

Nga shënimet biografike për figurën e Hamdi bej Ohrit, shkëputëm pjesë nga referati i prof.Dr.Nebi Dervishit, sa për të njohur opinionin e gjërë për këtë personalitet të historisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. 

 

 

 

HAMDI BEJ OHRI (1872-1938), Atdhetarë, veprimtarë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

(Me rastin e 140 – vjetoit të lindjes)

Të kujtosh veprën e njerëzve të mëdhenj të kombit, e në veçanti figurave e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare, në mesin e të cilëve hynë edhe atdhetari Hamdi Bej Ohri (1872-1938), nuk është vetëm mirënjohje për këtë plejadë por edhe vlerë për t’ua lënë brezave, vazhdimësinë e punës së tyre titanike. Është shumë e sakt thënja “se një popull që nuk përkujton të kaluarën dhe nuk i respekton plejadën e atdhetarëve që sakrifikuan për të në kohrat më të vështira, duke falur edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën”, ai popull, nuk dinë të ndërtojë të sotmen dhe as që mund ta planifikojë të ardhmen.

Më 4 shkurt të këtij viti (2012) mbushen plotë 140 vjet të lindjes së Hamdi Bej Ohrit – një ndër tribunët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njëri ndër rilindasit tanë më të shquar në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, intelektual i madh i kohës së vetë, patriot i flaktë, veprimtarë i palodhur, luftëtar i paepur për çështje kombëtare e për shkolla shqipe, armik i përbetur i tiranisë së sultan Abdyl Hamitit të II, i cili 8 herë e arrestojnë dhe e burgosin, për ta thyer peronalitetin, eruditë, pjesmarrës gati në të gjitha ngjarjet kombëtare në fund të shek. XIX e fillim të shekullit XX, personalitet i cili tërë jetën dhe pasurinë e tij ia kushtoi luftës për Liri e pavarsi, që e kurorzoi me sukses me pjesmarrje në Kuvendin e Vlorës – delegatë që përfaqësonte Ohrin e Strugën në këtë eveniment mbarë kombëtar, që sivjet do të festojmë 100 vjetorin. Hamdi Bej Ohri, ky luftëtar i paepur (i pathyeshëm) në ag të Lëvizjes kombëtare shqiptare u shfaq në momentet më dramatike të ringjalljes së shpresës shqiptare. Në rrjedhën madhore të ngjarjeve për autonominë shqiptare, personaliteti i tij i spikatur, do të renditej krahas figurave të tjera kulmore, në supet e të cilëve ranë brengat e coptimit.

Në nëntorin e vitit 1912, ai zgjidhet njëzëri nga populli i Ohrit si përfaqësues i tij, në ngritjen e flamurit në Vlorë dhe shpalljen e Aktit të Pavarsisë, së bashku me delegatët e tjerë nga ky rajon si Zudi bej Ohri, Mustafa Baroti, Dr. Ali Murtezai, Nuri  Sojli, Xhemal beu, Ymer Beu, Ibraim Efendiu, Dervish Hima dhe Qazim Bej Vlora (djali i dytë i Ismail Qemalit). 

Duke iu referuar Procesverbalit të mbledhjes së Parë të Kuvendit Kombëtarë në Vlorë, ku u vendos Pavarsia Kombëtare e Shqipërisë gjysmake dhe ngritjes së flamurit Kombëtar në 15/28 nëntor 1912 që është botuar në librin “Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj”, Tiranë 1963, dok. nr.16, siç kërkonte zakoni, me rastin e vërtetimit të kartonave të delegatëve, në mesin e delegatëve të tjerë të Ohrit e të Strugës janë emrat e Xhemal Beut (i biri i Avdullait-nipi i Dr. Temos), Ymer Beu e Ibraim Efendiu.

Më poshtë pas leximit të emrave të delegatëve të Kuvendit, në procesverbal thuhet: “Erdhi një telegram e z.z. Hamdi Bej (Ohri) dhe Mustafa Baroti me të cilin thonë se po vinë edhe ato në cilësinë e delegatëve të Ohrit e Strugës. I pranishëm që në ditët e para në Kuvendin e Vlorës burrat e mëdhenjë të Shqipërisë do të dëgjonin, pos të tjerave edhe zërin dhe mendimin të pjekur të Hamdi Bej Ohrit. Në dokumentet e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, thuhet se Hamdi Ohri, i cili është dhënë detyra e këshilltarit të Mehmet Pash Derallës, ngase ai pat mbaruar akademinë e lartë ushtarake në Stamboll. 

Në vjeshtën e vitit 1913, në trevat lindore shqiptare shpërtheu Kryengritja e Shtatorit, që fillimisht çliruan qytetet e Dibrës, Strugës, Ohrit, Malësinë e Gjakovës, Rekën etj, nga soldateska sërbe. Hamdi Bej Ohri dhe Mehmet Pash Deralla, ndërmorën disa aksione luftarake kundër sërbëve në rajonet kufitare. Nga viti 1914 e deri në 24 nëntor 1938, Hamdi Ohri nuk do të rreshte së jetuari në shqetësimet e mëdha të kombit të vetë. Ai kurrë nuk u pajtua me coptimin e trojeve që u bë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913, e për më tepër me lënien jashtë kufijve të shtetit amë të trevave të Ohrit, Strugës, Manastirit, Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, e Dibrës. Janë me dhietra protesta të shkruara prej dorës së tij dërguar organizmave ndërkombëtare apo personaliteteve të shquar evropiane, ku Hamdi Ohri ndihet i revoltuar ndaj kësaj padrejtësie. Vdes në Tiranë, katër ditë para 26 vjetorit të Pavarsisë, më 24 Nëntor 1938, Hamdi Ohri mbylli sytë përgjithmonë. Gazeta;’’Drita’’, më 1 dhjetor 1938, njohton se, atë ditë në shenjë zije e nderimi u ndërpre pazari, u mbyllën dyqanet dhe në banesën e fundit e shoqëroi një kortezh  jashtëzakonisht impozante prej më shumëë se 1500 veta. 

Në varrimin madhështor që populli i Tiranës, i ka bërë këtij burri të Kombit, atdhetari XH. Zelka do të shprehej: ”U bashkua me të vdekurit tanë të pavdekshëm, pas një lufte të gjatë për triumfin e idealit kombëtar, vëllai i ynë Hamdiu”

Si për shumë familje atdhetare, fatkeqësisht edhe për familjen e Hamdi Ohrit ranë kthetrat e rënda të diktaturës komuniste. Për kontributin e madhë që ka dhënë për çështjen kombëtare rreth një gjysëm shekulli atdheu ia ka borgj piedestalin e nderit edhe një pëllëmbë tokë në varrezat e kombit. 

Për Hamdi Ohrin mbi 60 vjetë është heshtur. Faik Konica e ka konsideruar si ndër patriotët më të mirë shqiptar; Bajo Topulli e krahasonte me Jani Vreton, ndërsa ne shqiptarët e Trevave Lindore akoma heshtim. 

Është momenti në këtë 100 vjetor të shpalljes së pavarsisë, figurës emblematike të Hamdi Bej Ohrit- t’i kushtohet një monografi (studim) ku do të trajtohet tërë kontributi dhe aktiviteti patriotik i këtij, princi nga Maqedonia dhe luftëtari i orëve të para për pavarsinë shqiptare.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com