Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Mexhiti: Vendimi pėr emrat e shkollave, nė gazetėn zyrtare

Mexhiti: Vendimi pėr emrat e shkollave, nė gazetėn zyrtare

  Publikuar: 04 Shkurt 2012, E Shtune 00:29:28. E lexuar 51 herė
Mexhiti: Vendimi pėr emrat e shkollave, nė gazetėn zyrtare

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryetari i komunės sė Ēairit, Izet Mexhiti ka bėrė tė ditur se vendimi pėr ndryshimin e emrave tė 4 shkollave fillore nė kėtė komunė ėshtė shpallur edhe nė Gazetėn Zyrtare. Sipas tij vendimi ėshtė dėrguar edhe nė Ministrinė e Arsimit prej nga pritet verifikimi i kėtij vendimi. Mexhiti kujton se pėr kėtė vendim janė zbatuar tė gjitha procedurat ligjore dhe se nė Komunė, ėshtė votuar mė Parimin e Badenterit. “Aktet janė tė plotfuqishme. Unė si kryetar komune i kam nėnshkruar dhe veēmė janė nė gazetėn zyrtare dhe janė dorėzuar edhe nė Ministri tė Arsimit. Nėse nuk gaboj sot vendimet, statutet e reja nga shkollat veē e veē, nga drejtoritė e shkollave.. .pra kėto janė vendime politike qė kanė peshė politike, ku krejt kjo ėshtė rrumbullakuar dhe dorėzohet nė Ministrinė e Arsimit pėr tu verifikuar. Kompetenca e vetme ėshtė qė Ministria e Arsimit tė verifikojė. Ajo mundė tė shohė edhe njė herė procedurėn, procedura ėshtė respektuar, procedura ligjore, prej fillimit deri nė fund dhe Ministria e Arsimit duhet tė respektojė kėtė procedurė ligjore, sepse nuk parasheh ligji ndonjė mekanizėm tjetėr”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunės sė Ēairit.

Kryetari i komunës Mexhiti tha madje se edhe në të kaluarën kur BDI ka qenë në koalicion me LSDM-në, ka pasur ndryshime të emrave të dy shkollave fillore të kësaj komune. Sipas tij, ky është vetëm një proces që vazhdon.
“Nuk shohë asnjë problem, nuk shohë arsye përse kjo të bëhet temë e debatit. Ky proces ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe në kohën e LSDM-së, shkollës fillore “Dame Gruev” ia kemi ndërruar emrin, tani mban emrin disa vite me radhë ‘7 marsi’. Shkolla e re e cila u themelua në Komunën e Çairit po ashtu në periudhën kur ishim në koalicion me LSDM-në mban emrin “Kongresi i Manastirit”. Ky proces vetëm vazhdon edhe në këtë koalicion, sepse ky është synimi ynë, kjo është kërkesë e qytetarëve dhe nuk shohë asnjë arsye përse kjo të problematizohet”, u shpreh Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Vendimi për ndryshimin e emrave u miratua ditë më parë nga Këshilli komunal duke respektuar të gjitha procedurat dhe parimin e Badenterit. Shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të emërohet  “Imri Elezi”, “Jane Sandanski” në  “Jashar Bej Shkupi”, “Cvetan Dimov” në “Hasan Prishtina” dhe shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” do të emërohet “Ismail Qemali”



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com