Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

PDSH vendos zyrtarisht ndėrprerjen e bashkėpunimit me RDK-nė

PDSH vendos zyrtarisht ndėrprerjen e bashkėpunimit me RDK-nė

  Publikuar: 04 Shkurt 2012, E Shtune 00:15:12. E lexuar 59 herė
PDSH vendos zyrtarisht ndėrprerjen e bashkėpunimit me RDK-nė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

PDSH-ja pėrfundimisht i ka thėnė lamtumirė Rufi Osmanit dhe subjektit tė tij politik RDK-sė. Nė mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisė sė Thaēit mbėshteti qėndrimin e anėtarit tė kryesisė dhe deputetit Orhan Ibrahimi, pėr ndėrprerjen e bashkėpunimit me RDK-nė e Rufi Osmanit. Numri ‘dy’ i PDSH-sė Imer Aliu nė linjė telefonike pėr ALSAT M, tha se vendimin pėr ndėrprerjen e bashkėpunimit nė mėnyrė zyrtare lideri i partisė Thaēi ia ka kumtuar edhe vetė Rufi Osmanit.

“RDK është e informuar edhe në mënyrë zyrtare nga ana e kryetarit të partisë për vendimin e fundit të kryesisë qendrore të PDSH-së, i cili thotë: ‘Përkrah qëndrimin e deputetit të PDSH-së dhe i njëjti vërtetohet”. Arsyeja është aq e qartë sa që nuk ka nevojë për komentime shtesë. PDSH nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjëherë që platforma e saj e pastër kombëtare 20 vjeçare, të përzihet dhe të miksohet me platformë maqedonase. Ne nuk mund të mbajmë faj dhe përgjegjësi mbi vete, për fajin e të tjerëve, RDK-ja është parti tjetër e pavarur dhe ka të drejtë të kërkojë rrugë të ndryshme për të arritur sukses”, deklaroi Imer Aliu, nënkryetar i PDSH-së.
Kryetari i RDK-së Rufi Osmani në linjë telefonike për ALSAT M tha se me këtë vendim të kryesisë, PDSH-ja dëshmon se nuk ka vullnet të vazhdojë më tej bashkëpunimin. Ndërsa duke folur për takimin me nënkryetarin e LSDM-së Zaev, dhe që shërbeu si shkak për ndërprerjen e bashkëpunimit me PDSH-në, Osmani deklaroi:
“Takimi që unë kam pasur me z. Zaev është një vendim autonom i imi si kryetar Komune dhe kryetar partie ashtu siç kanë takime, krerët e PDSH-së dhe në këtë drejtim këto politika të takimeve janë politika të pavarura autonome të udhëheqësve të dy partive.  Jam i bindjes se në këtë rast bëhet fjalë për kërkimin e një preteksi për të ndërprerë këtë bashkëpunim që ishte në fillim. Kjo ndërprerje është vullnet i tyre, ne e lëmë derën e hapur të bashkëpunimit, edhe në kuptim të opozitës shqiptare në përgjithësi, por pse jo të të gjithë partive politike shqiptare. Ndaj bindjen dhe dëshiroj të njoftoj opinionin se RDK-ja nuk ka kurrfarë platforme të përbashkët me asnjë parti politike maqedonase edhe në rastin konkret me LSDM-në”.
Takimi i kryetarit të RDK-së Rufi Osmani me nënkryetarin e LSDM-së opozitare Zoran Zaev në Strumicë, ishte shkaku i kësaj mosmarrëveshje mes PDSH-së dhe RDK-së. I pari që reagoi ishte deputeti dhe anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së Orhan Ibrahimi, i cili kishte kërkuar mbledhje urgjente të kryesisë qendrore të partisë, për të shqyrtuar mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit me partinë e Osmanit. Bashkëpunimi i Thaçit dhe Osmanit që filloi në dhjetor të vitit të kaluar zgjati vetëm dy muaj.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com