Maqedonia ėshtė nėn mbulesėn e dėborės e cila edhe mbrėmė u rrit pėr disa centimetra. Dėbora nė Shkup, qė pritej gjatė, nė disa pjesė tė qytetit e vėshtirėson lėvizjen e qytetarėve. Rrugėt kryesore tė qytetit qė janė nėn kompetencėn e Qytetit tė Shkupit janė tė pastruara, por problemet krijohen nė disa nga komunat, sepse nuk ka kompani tė mjaftueshme qė duhet ta kryejnė kėtė punė. Qė tė parandalohet paraqitja e rrugėve me akull nė Shkup, janė hedhur 304 ton kripė industriale, nė rrugėt kryesore tė qytetit, nėpėr ura, mbikalime, nėnkalime dhe tė ashtuquajturat "pika tė zeza".
“Mendoj se Qyteti i Shkupit me sukses po përballet me pastrimin e borës nëpër rrugët që janë kompetencë e Qytetit të Shkupit, kështu që është angazhuar ndërmarrja publike për pastrimin e rrugëve dhe një firmë tjetër private me automjete të specializuara për të pastruar borën dhe për hedhjen e kripës nëpër rrugë”, deklaroi Koce Trajanovski, kryebashkiak i Shkupit.
Sipas të dhënave të Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë trafiku në të gjitha rrugët nëpër vend është vështirësuar pas reshjeve të dëborës. Ndalesa për lëvizje ka vetëm për kamionët e rëndë në drejtimet rrugore: Mavrovë - Dibër, Strugë - Kalimi kufitar Qafëthanë, pjesët malore të Strazhës, Gjavato dhe Preseka. Kujdes rekomandohet për rrugën Katllanovë- Veles dhe Dibër-Strugë, ku ka dukuri të rrëshqitjeve të dheut. Nga ndërmarrja “Makedonia pat” thonë se të gjitha ekipet e tyre po punojnë në terren dhe i pastrojnë rrugët. Kamera e televizionit Alsat-M, në mëngjes rreth orës 10 e regjistroi autostradën e papastruar Shkup-Kumanovë, ku trafiku zhvillohej me vështirësi.
“Edhe pse ndërmarrja “Makedonia pat” ka obligim që t’i pastrojë autostradat në vend, ky nuk është rast me autostradën Shkup-Kumanovë. Këtu lëvizja bëhet vërtetë me vështirësi dhe qytetarët nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre të rregullta të përditshme”
Ekipet e ndërmarrjes”Makedonia pat” rreth gjysmë ore pas regjistrimit të bërë ngadalë filloi ta pastrojë autostradën dhe ta heqë dëborën nga rruga. Sipas Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë, pasqyra e përgjithshme tregon se intensiteti i trafikut është më i matur në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane, kurse në kalimet kufitare nuk vërehen ndalime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Sipas të dhënave të Entit hidrometeorologjik, borë do të bjerë edhe gjatë fundjavës, kurse temperaturat do të sillen prej minus 4 deri në 7 gradë celsius. Ftohja e re e motit pritet prej të dielës në mbrëmje