Dnevnik-Anketė: Shqiptarėt i besojnė mė shumė Osmanit se Ahmetit?!
Në pyetjen nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, 23.5 për qind e të anketuarve janë shprehur se do të mbështesin VMRO DPMNE, 18.2 për qind për LSDM, 7.2 për qind për BDI, 3.1 për qind për PDSH dhe 2.9 për qind për RDK-në. Edhe në këtë anketë paraqitet numër i madh i të papërcaktuarve 40 për qind. Sa i përket besueshmërisë së liderëve të partive politike, të anketuarit shqiptarë i besojnë më tepër Rufi Osmanit se sa Ali Ahmetit. Të pyetur për mendimin pozitiv, sipas anketës, 65 për qind e të anketuarve shprehen për liderin e RDK-së ndërsa, vetëm 52 për qind për liderin e BDI-së. Për atë të PDSH-së, 42 për qind. Ndërsa, për sa i përket mendimit negativ, më shumë prej shqiptarëve, shprehen për liderin e PDSH Menduh Thaçi me 50 për qind. E njëjta pamje paraqitet edhe tek të anketuarit maqedonas për liderët e partive politike shqiptare. 14 për qind e të anketuarve maqedonas kanë mendim pozitiv për Rufi Osmanin 13 për qind për Ali Ahmetin dhe vetëm 7 për qind për Menduh Thaçin.
Mendim pozitiv për Kryeministrin dhe njëkohësisht lider i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski kanë shprehur 58 për qind e të anketuarve maqedonas ndërsa për liderin e LSDM Branko Crvenkovskin 32 për qind. Ndërsa shqiptarët, më shumë preferojnë Cërvenkovskin me 15 për qind dhe pastaj Gruevskin me vetë, 8 për qind. Të anketuarit janë shprehur skeptik për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe euro-integrimin e vendit nga cilado qeveri, qoftë ajo e drejtuar nga VMRO DPMNE apo nga LSDM.