Lėngu i trashė i mollės ėshtė katėr herė mė i shėndoshė se lėngu i kthjellėt, si dhe ndihmon nė parandalimin e kancerit dhe tė sėmundjeve tė zemrės.
Shumë adhurues të lëngut të mollës kryesisht konsiderojnë se lëngu i kthjellët është më i pastër dhe më i shëndoshë.
Porse është dëshmuar se lëngjet që përmbajnë edhe mishin e mollës, kanë më shumë përbërës që e zvogëlojnë rrezikun nga kanceri, thuhet në zbulimin e hulumtuesve nga Fakulteti i Bujqësisë në Wroclaw të Polonisë.
Pema përmban polifenole e antioksidues të cilët mund të shkatërrojnë kimikatet në organizëm, që i dëmtojnë qelizat në trup.