Basha, nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”, gjatė vizitės sė tij nė Uashington komentoi pėr herė tė parė ngjarjet e 21 Janarit.
Ish-Ministri i Brendshëm tha se një vit më parë u vranë katër persona të pafajshëm, si dhe kërkoi hetim gjithpërfshirës dhe të paanshëm.
ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”, tha Basha.
Sa i takon klimës së acaruar politike dhe mungesës së një dialogu politik, Basha i referohet objektit të madh; integrimi europian.
“E kam fjalën për një kod të ri elektoral, në mënyrë që bojkoti dhe sulmi ndaj institucioneve të mos pengojë më integrimin për në BE dhe askush të mos vendosë interesat personalë e partiakë para atyre të qytetarëve”, tha Basha.
Gjatë vizitës në Uashington, Kryetari i Bashkisë, Lulëzim Basha u takua me kryetarin e Bashkisë së Uashingtonit Vincent Gray si dhe me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan për Europën, Filip Riker.Gjatë një takimi me homologun e tij të bashkisë së Uashingtonit, Vincent Grein, Lulzim Basha deklaroi se është i vendosur që qytetarët e Tiranës të jenë pjesë e vendimmarrjes për projektet e mëdha dhe në interes të tyre.