Kėngėtari i mirėnjohur i estradės kosovare, Mehedin Pėrgjegjaj-Meda, i ka shpėtuar masės ndėshkimore nga Komisioni Disiplinor i FFK-sė. Nė fakt, Meda, i cili ėshtė kryetar i KF “Hajvalia”, ishte nė procedurė disiplinore qė nga 15 nėntori, pėr shkak se nė raportin plotėsues tė ndeshjes Hajvalia-Flamurtari, gjyqtari kryesor Nexhmedin Bala, kishte deklaruar se Meda ishte bashkėpjesėmarrės nė kėrcėnimet dhe fyerjet ndaj tij ka marrė vetėm masėn e qortimit.
Ndërkaq, klubi i tij, Hajvalia u dënua me 500 euro për shkak të organizimit të dobët të kësaj ndeshje, e cila i takonte javës së 15-të në Ligën e parë, derisa dy zyrtarët e këtij klubi, Ilir Gashi dhe Burim Vrajolli janë dënuar me nga tre muaj moskryerje të detyrës. Me katër muaj moskryerje të detyrës është ndëshkuar edhe vëzhguesi i kësaj sfide, Bashkim Kume, derisa lojtarët e Flamurtarit, Yll Ramadani e Ismajl Sinani janë gjobitur me nga 100 euro. Ndërkohë, lidhur me rastin e ndodhur në ndeshjen e Raiffeisen Superligës, Lepenci-Drita, Disiplinori i ka dënuar me nga dy ndeshje moslojë futbollistin e Lepencit, Pajtim Mulaku dhe atë të Dritës, Venhar Sermaxhaj, derisa me nga 100 euro janë gjobitur Flamur Berisha i Lepencit dhe Visar Sermaxhaj i Dritës.