Lazio e ka befasuar kampionin e Italisė, Milanin, duke e mposhtur me rezultat 2-0 nė Olimpico tė Romės, qė ka pasuar me ndryshime tė mėdha nė renditjen tabelare nė Serie A.
Pjesën e parë e dominuan Rossonerët me disa raste të volitshme, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.
Milani bën disa zëvëndësime, largon nga loja Shaarawyn, që tregohet një vendim jo i qëlluar, ndërsa në lojë u fut Seedorf.
Hernanes fillimisht kaloi në epërsi Lazion në minutën e 76-të, kurse vetëm disa minuta më vonë (85’), Tommaso Rocchi dyfishoi epërsinë në 2-0 që ishte dhe rezultati përfundimtar i takimit.
Me këtë fitore Lazio ngritet në kuotën e 39 pikëve, kurse Milani mbetet në pozitën e dytë me 43 pikë, një më pak se lideri Juventus dhe vetëm një pikë më shumë se Udinese në vendin e tretë me 41 pikë.