Ministrat e Mbrojtjes tė 28-tė aleatėve dhe tė mė shumė se 20-vendeve - partnere tė Aleancės sot nė selinė e NATO-s nė Bruksel do tė bisedojnė pėr gjendjen nė Afganistan, pėr konceptin e mbrojtjes si dhe pėr NATO reformat.
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe vendeve kontribuuese në misionin ISAF në Afganistan. Përndryshe, takimi i ministrave paraqet edhe përgatitje për samitin e Aleancës që duhet të mbahet në Çikago. Edhe pse Maqedonia nuk është në agjendë, pritet të gjendet në rend dite. Në takimin e djeshëm të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton.
Siç njoftoi sot MM, në hotelin "Hillton" në Uashington, SHBA, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, bashkë me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki dhe ministrin e Arsimit, Pançe Kralev, mori pjesë në Mëngjesin tradicional lutës të organizuar nga ana e presidentit amerikan, Barak Obama. Me pas, ministri Besimi pati mundësi shkurt të bisedojë edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton. Në takimet me përfaqësuesit e Kongresit dhe Senatit të SHBA-së, ai e potencoi procesin e suksesshëm reformues i cili po vijon pa ndërprerje në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë, ndërsa njëherësh u konfirmua edhe përcaktimi i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në aleancën e NATO-s.
Gjatë vizitës në Këshillin Atlantik, ministri Besimi pati mundësi t'i prezantojë edhe arritjet e deritanishme të Republikës së Maqedonisë në drejtim të plotësimit të kritereve për anëtarësim në Aleancë, proces i cili gëzon mbështetje të madhe edhe nga partitë politike në vend, por edhe nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
"Siç kumtoi ministri, pikërisht anëtarësimi në NATO, parë në kuptimin më të gjerë, do të mundësonte rajoni t'u shmanget sfidave të cilat mund të paraqiten për shkak të ngecjes në këtë proces integrues dhe të bëhet kontribuues kredibil drejt paqes globale, që është me interes të Republikës së Maqedonisë, rajonit duke e përfshirë edhe Republikën e Greqisë, por edhe të NATO-s, në tërësi", qëndron në kumtesën e MM-së.
Ministri Besimi është takuar edhe me përfaqësues të Diasporës së bashkuar të Maqedonisë dhe Këshillin shqiptaro-amerikan, të cilëve u janë prezantuar aktivitetet e ndërmarra nga Republika e Maqedonisë për integrimin në NATO dhe rëndësia e këtij procesi. Prej tyre është kërkuar edhe mbështetje e vazhdueshme gjatë artikulimit të qëndrimeve të Republikës së Maqedonisë lidhur me procesin e anëtarësimit në aleancën e NATO-s.