Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Hamdi Salihi vazhdon karrierėn nė Amerikė

Hamdi Salihi vazhdon karrierėn nė Amerikė

  Publikuar: 03 Shkurt 2012, E Premte 14:41:42. E lexuar 100 herė
Hamdi Salihi vazhdon karrierėn nė Amerikė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Hamdi Salihi do ta vazhdojė karrierėn e tij si futbollist profesionist nė bregun lindor tė SHBA. Ku do tė nisė, si tė thuash, edhe njė tjetėr jetė. Mbrėmjen e sė enjtes ai i ka fiksuar njė fund tė lumtur pėr telenovelėn e merkatos sė janarit, teksa ka arritur akordin pėrkatės pėr t’iu bashkuar “D.C. United”.

Gazeta austriake “Kurier” thotë se sulmuesi shqiptar ka anashkaluar ofertën shumë të mirë finaciare, të mbërritur nga Kina, më saktësisht nga skuadra Changchun, për të shkuar në Amerikë. Salihit i mbetet të kryejë testet mjekësore, të pajiset me vizën e punës në SHBA (këto procedura mund të marrin deri në dy javë kohë), klubi i tij i ri amerikan të arkëtojë disa mijëra euro në llogarinë e Rapidit të Vjenës, ndërkohë që ky i fundit mund të mbetej edhe “thatë”, nëse kontrata e shqiptarit mbaronte në verë. Ka pasur shumë thashetheme rreth sulmuesit Hamdi Salihi gjatë javëve të fundit, sa u konsiderua edhe “teatër” transferimi i tij në merkaton e janarit. Tarifa e transferimit nuk është bërë e njohur. Megjithatë, përflitet një tarifë transferimi, që dërgon rreth 400.000 € në arkën e Rapidit. Salihi shënoi 53 gola për Rapidin e Vjenës, klub me të cilin u bashkua verën e vitit 2009, në 90 ndeshje zyrtare me kryeqytetasit e Vjenës. Peter Schottel, trajneri i Rapidit, duke folur për këtë destinacion të ri të sulmuesit shqiptar, ka nënvizuar: “Hamdiut i uroj personalisht dhe në emër të skuadrës gjithë të mirat në të ardhmen e tij Ai ka bërë shumë për ne, te Rapidi ka arritur rezultate të rëndësishme.”



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com