Njė fakt rrėnqethės zbulohet 14 vjet pas finales sė Kupės sė Botės nė Paris mes Brazilit dhe Francės. Sipas tė dhėnave tė zbuluara kohėt e fundit, mjekėt qė e vizituan Fenomenin pasi atij i ra tė fikėt nė hotel disa orė pėrpara ndeshjes, gabuan diagnozėn.
Ata dolën në përfundimin se braziliani vuante nga disa çrregullime, por mesa duket e vërteta është tërësisht ndryshe. Në një intervistë dhënë për Mediaset, profesori i kardiologjisë me famë botërore, Bruno Caru, rrëfen se Ronaldo pësoi një atak kardiak dhe aktivizimi i tij në finalen e humbur 3-0 mund të kishte shkaktuar vdekjen e lojtarit.
Në këtë përfundim, doktori doli pasi studioi deri në detaje dokumentacionin dhe kartelën. “Ronaldo u shtri në krevat për të ndjekur garën e Formula 1 dhe pa e kuptuar humbi ndjenjat sepse rrahjet e zemrës iu ulën ndjeshëm”, shprehet mjeku. Më pas, historia dihet; shoku i skuadrës Roberto Carlos njoftoi mjekët, të cilët e transportuan në spital ku iu nënshtrua disa analizave të specializuara dhe u diagnostikua me epilepsi edhe pse rrahjet e zemrës së Fenomenit kishin shkuar 18 në minutë.