Njė farmaciste u ekzekutua vetėm pak metra nga shtėpia e saj rreth orės 18 e 30 minuta tė sė enjtes nė lagjen Shkozė nė Tiranė. 35 vjeēarja Elena Basho ka qenė duke shkuar nė shtėpinė e saj, kur ėshtė qėlluar me armė tre herė nė trup dhe nė kokė nga dy persona tė armatosur, tė cilėt janė larguar me shpejtėsi nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë, ndërsa tjetri ka siguruar zonën, që vrasësin të mos e shikonte askush gjatë momentit të krimit.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës, fqinjët e saj kanë dalë jashtë shtëpive të tyre për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar urgjentisht në urgjencën e QSUT-së, por plagët e 35 vjeçares Basho kanë qenë të rënda, duke e bërë të pamundur kthimin në jetë të saj nga mjekët. Policia është duke hetuar në dy pista atë të vrasjes brenda familjes, si dhe atë të grabitjes. Viktima ishte e martuar dhe me një fëmijë, ndërsa as ajo dhe as familja e saj nuk ka patur asnjë konflikt në kohët e fundit.
Policia tha se ka shoqëruar në rajon dëshmitarë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes, nga dëshmitë e të cilëve priten të merren të dhëna të hollësishme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkaq, rreth 3 orë më vonë, dy persona u qëlluan me armë zjarri rreth orës 21 e 35 minuta në Komunën e Parisit në Tiranë.
Sipas të dhënave policore nga një automjet tip “Nisan” fuoristradë, ngjyrë gri, është hapur zjarr në drejtim të shtetasit Aleksandër Gocaj, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur.
Por nga zjarri i pakontrolluar i armës së dy personave që qëlluan me breshëri, plumbat kapën edhe 25 vjeçaren Megi Jukiçi, e cila ishte kalimtare në rrugë. Si pasojë e plumbave të marra, 25 vjeçarja, humbi jetën pak orë më pas në spitalin ushtarak . Sipas të dhënave paraprake, policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit, pasi ka arritur të identifikojë targën e tyre. Policia nuk jep detaje të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje, pasi është ende duke kryer ekspertizën në vendngjarje. Por sipas të dhënave paraprake mendohet se ka identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.