Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Parullė ofenduese pėr shqiptaret nė mes tė Shkupit

Parullė ofenduese pėr shqiptaret nė mes tė Shkupit

  Publikuar: 03 Shkurt 2012, E Premte 14:09:28. E lexuar 43 herė
Parullė ofenduese pėr shqiptaret nė mes tė Shkupit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Persona, deri mė tani tė panjohur pėr policinė, nė mes tė Shkupit, nė garazhin e posa inauguruar nė lagjen Kapishtec, kanė vendosur njė pankartė tė gjatė rreth 20 metra me mbishkrim qė ngjall urrejtje ndėretnike dhe ndėrfetare. Mbishkrimi ėshtė shkruar nė maqedonisht nė njė pėlhurė tė bardhė: “Palite crkvi na sveta zemja, kleti dusmani ima da ve nema” (Ndizni kisha nė tokė tė shenjtė, armiq tė mallkuar, do t’ju shfarosim). Nga Komuna Qendėr, nė territorin e tė cilės ėshtė shkruar mbishkrimi ofendues, thonė se ky ėshtė akt me tė cilin merren mendjet e sėmura.

Të tmerruar me parullat e vendosura në garazhin që u promovua të mërkurën nga ana e kryetarit të komunës, Vlladimir Todoroviq, zyrtarët e kësaj komune janë shprehur se menjëherë pas reagimit të gazetës “KOHA” për aktin e shëmtuar, ekipet përkatëse janë dërguar në terren për t’i hequr parullat. “Komuna e Qendrës rreptësishtë e dënon aktin e vendosjes së mbishkrimit në garazhin, në lagjen e Kapishtecit. Për mendimin tonë gjestet ose veprimet e ngjashme janë në kundërshtim me dimensionin njerëzor dhe me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të njëjtat mund të rezultojnë me ndarje të pabaza të popullatës vendase”, thotë Jovica Ackovski, zëdhënësi i Komunës së Qendrës. Sipas tij, gjatë orëve të pasdites së enjte shërbimet përkatëse të komunës kanë mënjanuar pëlhurën e vendosur në garazhin e ri, ndërsa në emër të komunës ai ka apeluar institucionet të gjejnë dhe sanksionojnë personat që kanë bërë aktin e shëmtuar vetëm pak orë pas lëshimit në përdorim të garazhit të ri. Policia nuk është e njoftuar me rastin, ndërsa vetëm premton se në rast të zbulimit të autorit, i njëjti do të sanksionohet. “Deri më tani nuk është paraqitur rasti në fjalë. Megjithatë, në rast se do të zbulohet identiteti i autorit, menjëherë do të merren masa për sanksionimin e tij”, deklaroi Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com