Duhet tė mbajmė kontroll, tė veprojmė pėr t'i pakėsuar emisionet e gazrave tė qelqta dhe tė jemi aktivė pėr uljen e ndikimit tė dėmshėm tė ndryshimeve klimatike, porositi Lorens Graf nga Drejtoria pėr klimė nė Komisionin evropian nė seminarin e sė enjtes "Mundėsi, dobi dhe sfida nga politika dhe legjislatura evropiane pėr klimėn".
Graf theksoi se ndryshimet klimatike kanë ndikim çdokund, e si shembull theksoi se vitin e kaluar, në Evropë ishte regjistruar viti më i ngrohtë në 100 vitet e fundit. Ndryshimet klimatike, theksoi, paraqesin sfidë urgjente dhe duhet të veprohet shpejtë në mënyrë që të parandalohen pasojat që do të mund të paraqiten më vonë. "Të gjithë dakordohemi se ndërkombëtarisht duhet të luftojmë për ndryshimet klimatike, duhet të veprojmë tani dhe atë duhet ta bëjmë shumë shpejt", tha Graf. Pakësimi i emisioneve të gazrave, shtoi, është me rëndësi jo vetëm për klimën por edhe në fushën e ekonomisë sepse çon deri te kursimet më të mëdha të energjisë. Ajo është pjesë e asaj që në Evropë quhet rritje e gjelbër, me çka duhet të rritet konkurrenca dhe të hapen vende të gjelbra të punës. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi informoi se Ministria e resorit vepron në disa sfera të ndryshimeve klimatike, parashtron kornizë të domosdoshme ligjore për përpunimin e përgjigjeve të shtetit si obligim nga anëtarësimi i saj në konventën kornizë të KB-së dhe Protokollit të Kjotos. Kultivon bashkëpunim bilateral, rajonal dhe multilateral në fushën e ndryshimeve klimatike, si dhe bashkëpunim me institucionet e BE-së dhe vepron në funksion të organit nacional për zbatimin e projekteve me të cilat ulen emisionet e gazrave të qelqta në atmosferë. "Sfidë e posaçme për Republikën e Maqedonisë është veprimi sipas obligimeve të cilat vendi i ka në korniza të statusit të saj në konventën kornizë të KB-së për ndryshimet klimatike dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim të barabartë në BE. Kjo kërkon ndërtim gradual të kapaciteteve për inkuadrim të ardhshëm në mekanizmin për monitorim, raportim dhe verifikim të emisioneve të gazrave të qelqta, që do të kërkojë vendosje të masave teknike, administrative dhe institucionale për grumbullim dhe menaxhim me të dhënat dhe menaxhimin", nënvizoi Ademi. Ministri i Ambientit theksoi se nevojitet të përgatitet edhe kornizë strategjike dhe ligjore, me të cilat do të parashtrohen përgjegjësitë e palëve të prekura në zbatimin e qëllimeve të politikës dhe legjislaturës për klimë të Bashkimit Evropian. Seminari, i cili do të zgjasë dy ditë, është organizuar në suaza të Rrjetit rajonal për mjedis jetësor për inkuadrim drejt BE-së (RENA) që ka për qëllim t'u ndihmojë vendeve kandidate dhe kandidateve potenciale për anëtarësim që të harmonizohen me politikat dhe legjislaturën evropiane për klimë dhe mjedis jetësor. (M.I)