Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Lajme : Diplomat e serbėve tė Kosovės pranohen, tė kosovarėve jo

Lajme : Diplomat e serbėve tė Kosovės pranohen, tė kosovarėve jo

  Publikuar: 02 Shkurt 2012, E Ejte 13:03:42. E lexuar 32 herė
Lajme : Diplomat e serbėve tė Kosovės pranohen, tė kosovarėve jo

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Serbėt tė cilėt studiojnė nė Universitet nė veri tė Mitrovicės, pa asnjė problem mund t’i vazhdojnė studimet nė Maqedoni, pasi qė ata paisen me diplomė serbe dhe jo kosovare. Procesi i nostrifikimit tė diplomave nga Kosova po zgjat shumė nė Maqedoni pėr arsye se ky shtet nuk ka vulė apostile dhe meqė shteti serb ka njė vulė tė tillė, studentet serb tė Mitrovicės pa problem mund tė vazhdojnė studimet nė Maqedoni. Sipas zėdhėnėses tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė nė Kosovė, Besa Bytyqi tha se edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė qeverisė kosovare qė ky universitet ose tė funksionojė nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės apo tė mos funksionoj fare, ai vazhdon tė funksionojė. “Studentėt serb qė studiojnė nė veri tė Mitrovicės pajisen me diploma serbe. Qeveria Kosovare ka tentuar qė tė mos lejojė kėtė gjė, por pėr momentin situate ėshtė e tillė”, tha Bytyqi.

Kurse studentët të cilët kanë diplomuar në Kosovë do të duhet të presin edhe më tej për nostrifikimin e diplomave të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoni. Sipas ministrit Pançe Kralev, nostrifikimi është në procedurë por me qenë se nuk ka marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë, kjo procedurë zgjat më shumë kohë. “Procedura e nostrifikimit për diplomat jashtë vendit është se komisioni vendos për secilin lëndë se a është në rregull. Ka shumë diploma që janë për tu nostrifikuar nga Kosova që janë në procedurë. Për të thjeshtësuar procedurën duhet të nënshkruhet një marrëveshje bilaterale mes këtyre dy shteteve. Së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje e tillë pasi që komisionet janë duke punuar në këtë drejtim”, tha Kralev. Ndërkaq sipas profesorëve universitarë vonesa e nostrifikimit të diplomave po dëmton seriozisht rininë shqiptare në Maqedoni. Ata thonë se nëse institucionet përkatëse do të donin që ky proces të përfundojë më herët dhe nëse do të kishin vullnet, do ta arrinin atë. Kurse personat të cilët kanë kryer fakultetin në Universitetet e Prishtinës, ende presin që diplomat e tyre të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), në Maqedoni. Ata ankohen se tani më tetë muaj dokumentet e tyre qëndrojnë në zyre të MASH-it duke u pritur që të nostrifikohen, por kjo gjë assesi të ndodh. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), në Kosovë , thonë se puna është e kryer tani pritet vetëm edhe Maqedonia të përfundojë këtë proces.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com