Kryetari i komunės sė Tetovės, Prof. Dr. Sadi Bexheti, gjatė vizitės sė tij zyrtare nė SHBA ėshtė takuar me kongresmenin Eliot I Engel. Kongresmeni Engel kishte njohuri pėr qytetin e Tetovės pasi qė vite mė parė kishte qėndruar pėr vizitė nė kėtė qytet, dhe ėshtė ndėr tė parėt qė kishte shprehur mendimin se nė Tetovė duhet universitet pėr shqiptarėt.
Gjatë këtij takimi, kryetari Bexheti ka njoftuar kongresmenin Engel me projektet e rëndësishme për qytetin e Tetovës, ndërsa ai është shprehur për përkrahje dhe ndihmë të parezervë në të ardhmen. Kongresmeni Engel njihet për përkrahjen e madhe që u ka dhënë shqiptarëve në kohëra të vështira.
Ndryshe, gjatë qëndrimit të tij zyrtarë në SHBA, kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe funksionarë të lartë të departamentit të shtetit amerikan, ndërkaq gjatë ditës së enjte do të merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti Barack Obama.