“Ky ėshtė njė problem i imi, nuk ėshtė diēka qė mund tė vendoset nga presidenti i klubit, nga skuadra apo nga tifozėt. Sapo tė vendos presidenti do tė jetė ndėr tė parėt qė do ta mėsojė. Ky ėshtė njė vendim qė mė pėrket mua dhe nuk ka tė bėjė as me klubin dhe as me ndonjė gjė tjetėr”, ka thėnė Guardiola.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola edhe një herë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen nëse do ta ripërtërijë kontratën me Barcelonën, e cila i skadon në qershor të këtij viti.
“Ky është një problem i imi, nuk është diçka që mund të vendoset nga presidenti i klubit, nga skuadra apo nga tifozët. Është diçka për të cilën duhet të vendos unë. Kur ta ndaj mendjen atëherë do t’ia them presidentit. Përderisa nuk kam vendosur ende nuk mund të them nëse do ta ripërtërij kontratën apo jo. Sapo të vendos presidenti do të jetë ndër të parët që do ta mësojë. Nuk më pëlqen që të vij këtu çdo ditë dhe të pyetem për të njëjtën gjë. Ky është një vendim që më përket mua dhe nuk ka të bëjë as me klubin dhe as me ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Guardiola.