Tė martėn ėshtė mbajtur mbledhja e rregullt e 35-ta me radhė e Kėshillit komunal tė Tetovės. Nė kėtė mbledhje u diskutua rreth pesėmbėdhjetė pikave tė Rendit tė Ditės, ndėrsa pjesa e dytė e mbledhjes do tė vazhdojė tė mėrkurėn e ardhshme.
Këshilltarët diskutuan dhe miratuan planin vjetorë financiar për shkollat fillore, të mesme dhe institucionin publik komunal për fëmijë – Kopshti i fëmijëve “Mlladost”, që gravitojnë në kuadër të komunës së Tetovës. Sipas Udhëheqësit të Sektorit për Financa dhe Buxhet, Adnan Neziri, plani përfshin investimet që duhet të bëhen gjatë këtij viti në shkollat fillore dhe të mesme. “Investimet janë të natyrave të ndryshme, si restaurimin e shkollave, ndërtimin e rrethoreve dhe shtrimin me pllaka të oborreve në disa shkolla të qytetit”, tha Neziri. Sipas tij, mungojnë vazhdimisht bllok dotacionet të cilat qeveria duhet t’i ndajë për investime në shkollat fillore dhe të mesme, ndërkaq edhe përkundër kësaj komuna e Tetovës me mundësitë e saja do të mundohet të investojë në për të garantuar kushte më të mira për zhvillim të suksesshëm të procesit edukativo-arsimorë.
Këshilltarët miratuan edhe Propozim-Vendimin për fillimin e procedurës për ndarjen e kontratës për partneritet privat-publik për modernizimin e sistemit të ndriçimit publik përmes projektimit, investimeve, mirëmbajtjes dhe zhvillimit në komunën e Tetovës. Sipas përfaqësuesit të komunës së Tetovës, përgjegjës për ndriçimin rrugorë, Ertan Xhelili, me këtë hap bëhet përmirësimi i ndriçimit publik, rritja e efikasitetit të dhënies së shërbimeve për qytetarët, kursimit të energjisë elektrike, zvogëlimit të shpenzimeve për mirëmbajtje të ndriçimit publik, ngritje të efikasitetit energjetik etj. “Në këtë projekt që realizohet nëpërmjet partneritetit privat-publik do të bëhet zëvendësimi i poçeve ekzistuese, mirëmbajtja e tyre si dhe aplikimi i automatizimit mbi sistemin e ndriçimit publik”, tha Xhelili.
Gjatë mbledhjes, këshilltarët miratuan Propozim-Vendimin për përcaktimin e sistemit tarifor të transportit urban dhe ndërurban të udhëtarëve, i cili ka pësuar disa ndryshime. Gjithashtu është miratuar edhe Propozim-Vendim për gërmimin e rrugëve dhe trotuareve në territorin e Komunës së Tetovës me çmimore, që do të thotë se qytetarët do të jenë të obliguar që pas gërmimeve në rrugë të kthejnë rrugët në gjendjen e tyre të mëparshme.