Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Bora vėshtirėsoi komunikacionin

Bora vėshtirėsoi komunikacionin

  Publikuar: 02 Shkurt 2012, E Ejte 11:21:20. E lexuar 26 herė
Bora vėshtirėsoi komunikacionin

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Reshjet e borės nė tėrė vendin e kanė vėshtirėsuar zhvillimin e komunikacionit. Tani pėr tani nuk ka ndėrprerje nė komunikacionin ajror, ndėrurban dhe nė komunikacionin hekurudhor, pėrderisa nė atė rrugor ka ndalesa pėr automjete tė rėnda ngarkuese nė disa drejtime. Sipas Lidhjes Automoto tė Maqedonisė, komunikacioni nė tė gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale nė vend nė orėt e mėngjesit po zhvillohet i vėshtirėsuar nė kushte dimėrore me reshje tė borės nė mbarė vendin, pėrveē nė pjesėn lindore tė vendit. Ndalesa pėr automjete tė rėnda ngarkuese ka nė akset rrugore: R 409 korsia Mavrovė - Dibėr, drejtimi Strugė - Qafė Thanė, Strugė Dibėr, Makedonski Brod - Prilep (qafa malore Barbaras), mė pas nė qafat malore Strazhė, Bukovė, Gjavato, Pletvar dhe Presekė. Pėr tė gjitha automjetet e tjera motorizuese ėshtė i detyrueshėm pėrdorimi i pajisjeve dimėrore. Nė aksin rrugor Kriva Pallankė - Deve Bair pajisja dimėrore ėshtė e detyrueshme pėr tė gjitha llojet e automjeteve motorizuese.

LAMM të gjithë shoferëve u rekomandon vozitje të kujdesshme në kushte të vështirësuara të komunikacionit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes nëpër rrugë të rrëshqitshme dhe mbajtje të distancës mes automjeteve. Veçanërisht rekomandohet kujdes i veçantë në akset rrugore Katllanovë - Veles dhe Dibër - Strugë për shkak të dukurisë së shpeshtë të shembjeve. Intensiteti i qarkullimit është mesatar jashtë mjediseve të qytetit. Në vendkalimet kufitare nuk ka ngecje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup informojnë se edhe krahas reshjeve të borës nuk ka anulim të fluturimeve dhe aterimeve. Në aeroportin "Shën Pali" në Ohër për sot nuk janë paraparë fluturime dhe aterime, por pista e aeroportit është e lirë për pranimin e aeroplanëve. Qarkullimi ndërkombëtar dhe hekurudhor po zhvillohet sipas itinerarit, por me vonesë gjatë nisjes së automjeteve për shkak të kushteve të vështirësuara nga bora në vendet e pikënisjes prej mbi 10 minutave, informojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup. Sipas Stacionit ndërurban të autobusëve, tani për tani normalisht po zhvillohet edhe transporti ndërurban me autobusë me nisje në kohë të autobusëve, por me 15 minuta vonesë në arritje. Prej linjave  ndërkombëtare të autobusëve vonesë njëorëshe është regjistruar te autobusi i cili qarkullon nga Herceg Novi. Drejtoria për punë hidrometeorologjike kumton se reshje më të madha të borës do të ketë paradite në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa do të formohet edhe shtresë e re e borës. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura ditore do të lëvizë prej minus nëntë deri zero gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të ditës deri minus tre gradë Celsius.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com