“Smrt za shiptari” dhe kryqe janė shėnuar nė murin e Xhamisė Isak nė qendėr tė Manastirit. Grafitet fyese dhe sloganet janė shkruar me spėrkatės tė kuq. Supozohet se ato janė shėnuar gjatė natės ose gjatė orėve tė hershme tė mėngjesit. Xhamia Isak ėshtė xhamia mė e madhe aktive pėr besimtarėt mysliman nga rajoni i Manastirit. Ajo ėshtė e ndėrtuar nė shekullin e 16 dhe ėshtė njė prej xhamive mė tė vjetra nė rajon.
Myftiu i Manastirit, Pllumb Veliu, nuk ka dashur të komentojë ngjarjen. Pjesa më e madhe e banorëve të Manastirit i dënojnë grafitet e tilla dhe thonë se në Manastir ka bashkëjetesë të mirë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe konsiderojnë se kjo është vepër e disa kokave të nxehura, të cilët dëshirojnë të lëkundin bashkëjetesën ndëretnike.