Nė atarin e fshatit Sllatinė tė Tetovės, tė martėn mbrėma ėshtė gjetur trupi i pajetė i plakut (N.A).
Trupi i të ndjerit është gjetur nga familjarët dhe ka qenë i ngrirë prej së ftohti. Viktima është larguar nga shtëpia natën e 30 janarit dhe familja e tij nuk e dinin se ku gjendej. Ata kanë bërë kërkime nëpër fshat dhe vendbanimet për rreth dhe pas shumë orëve kërkim, kanë arritur ta gjejnë në fushën që gjenden afër fshatit. Kjo është viktima e dytë brenda 24 orëve në këtë fshat, pasi që një ditë më parë në një aksident humbi jetën po ashtu një 85 vjeçar. (U.H.)