Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ilieski as para Komiteti nuk kėrkoi falje!

Ilieski as para Komiteti nuk kėrkoi falje!

  Publikuar: 02 Shkurt 2012, E Ejte 00:20:06. E lexuar 32 herė
Ilieski as para Komiteti nuk kėrkoi falje!

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

As Komiteti pėr marrėdhėnie ndėretnike nė Kuvend, qė ishte thirrur pėr zhvillimet nė Strugė dhe terrenet sportive, nuk arriti tė bindė kryetarin e Komunės sė Vevēanit Pero Ilieskin qė tė kėrkojė falje pėr fyerjet ndaj fesė islame nė karnavalin qė u mbajt nė Komunėn e tij e qė ishin shkak pėr protesta dhe incidente tjera nė rajonin e Strugės. I pari i Komunės sė Strugės Ramiz Merko dhe ai i Vevēanit ishin ftuar sot nė parlament pėr tė shpjeguar se ēka nė fakt kishte ndodhur nė atė rajon dhe pėr tė tentuar tė tejkalojnė mosmarrėveshjet dhe tė ulin tensionet. Ilievski megjithatė ishte decid nė qėndrimin e tij, se i vjen keq pėr kishat ndėrsa pėr karnavalin tha se ekziston para krishterimit dhe myslimanizmit. “Pėr mua absolutisht ėshtė e papranueshme dhe shpreh kundėrshtimin e madh ndaj akteve vandale, shkrimit nėpėr kisha nė Borovec dhe Llabunishtė, duke u vėnė nė dispozicion tė shtetit juridik tė merren masa pėr zbardhjen e kėtyre rasteve si parakusht pėr kultivimin e mėtejmė tė dialogut ndėretnik dhe ndėrfetar. Njėkohėsisht na vjen keq qė nė kėto ngjarje ėshtė pėrfshirė edhe karnavali i Vevēanit qė ėshtė njė traditė shekullore”, deklaroi Pero Ilievski, Kryetar i Komunės sė Vevēanit.

Por kreu i Strugës Ramiz Merko ishte decid, gjithçka filloi në karnavalin e Vevçanit.
“Pa kurrfarë turpi, ata provokuan ndjenjat e myslimanëve në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë dhe reaguan këshillat e xhamive, reagoi edhe myftinia e Strugës me qëllim që sa më shpejtë të gjinden organizatorët e karnavalit të Vevçanit dhe të njëjtit të munden të dalin para përgjegjësisë ose të njëjtit të kërkojnë të paktën edhe falje publike”, tha  Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës
Në tërë këtë situatë, PDSH-ja opozitare, momentet e reja në rajonin e Strugës si dhe fyerjet e shqiptarëve nga hendbollistët dhe tifozët në Nish dhe Beograd i vlerëson si momente artificiale të prodhuara nga Qeveria Gruevski për të defokusuar opinionin nga ngecjet në proceset euroatlantike.
“Këto momente të reja janë shumë artificiale, momente të cilat i prodhon kuzhina, ajo kuzhinë dihet, janë institucionet shtetërore, është Qeveria e cila performon skajshëm si qeveri antishqiptare, edhe e kaluara dëshmon se kah kanë shkuar këto probleme të brendshme në Maqedoni. Ne nuk kemi probleme ndërkonfencionale, realisht populli shqiptar këtu ka probleme me Qeveritë e të kaluarës dhe të tanishmen, jo me popullin maqedon”, u shpreh Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.
“Shteti duhet të veprojë dhe jo këtu të dalim të themi ne kush i ka fajet, i ka karnavali i Vevçanit apo protesta e Strugës, më larg është zanafilla e kësaj klime që kërcënon të na djeg të gjithëve, të gjithë neve na kërcënon rreziku, të digjemi bashkërisht në flakën që dikush mbase edhe me qëllim e ndez. Nuk mund të rri pa e thënë  publikisht ashtu siç nuk u pajtova me distancimin e kolegut tim parafolës, po ashtu nuk mund të pajtohem me distancimin e kryetarit të Strugës se gjithçka i ka fajet Vevçani, Vevçani mban përgjegjësi të madhe për atë që ka ndodh, por kam frikë se faji është edhe më i madh, madje-madje mos është edhe më larg”, u shpreh Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit për marrëdhënie ndëretnike morën pjesë edhe përfaqësues të BFI-së dhe KOM-it të cilët gjithashtu dënuan incidentet dhe kërkuan zbardhjen e plotë të rasteve, ndërsa në fund të mbledhjes Komiteti miratoi konkluza nëpërmjet të cilave dënuan të gjitha ndodhitë e fundit në rajonin e Strugës dhe fyerjet në fusha sportive.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com