Siē merret vesh nga qyetater maqedonas dhe nga portalet nė gjuhėn maqedonase, rinia maqedonase pėr nesėr ka paralajmėruar njė protestė tė qetė dhe paqėsore para ndėrtesės sė komunės sė Strugės, pėr uljen e tensioneve nė Strugė.
Protesta e rinisë maqedonase sipas organizatorëve do të mbahet në ora 20.30 minuta para komunës së Strugës, me të vetmin qëllim të qetësimit të situatës dhe uljes së tensioneve.
Organizator të kësaj proteste janë rinia maqedonase, e cila gjatë ditës së djeshme, poashtu të tubuar në Parkun e poezisë, kanë protestuar në mënyrë të qetë.
Të premten e kaluar, u mbajt një protestë qytetare paqësore, në shenjë revolte të përqeshjes së Kur’anit dhe fesë islame në karnevalin e Vevçanit dhe më pas u shkaktuan disa akte vandale, për të cilat policia dhe organet tjera akoma nuk kanë arritur ti zbardhin.