Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ballistet reagojnė pėr ndodhitė e fundit!!!

Ballistet reagojnė pėr ndodhitė e fundit!!!

  Publikuar: 01 Shkurt 2012, E Merkure 04:34:27. E lexuar 783 herė
Ballistet reagojnė pėr ndodhitė e fundit!!!

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

ME tej e publikojme shkrimin nga ana e shoqatės sė tifozėve Ballistėt...

Ky fund muaji ka qenë shumë emocionues për të gjithë ne që e duam Shkëndijën dhe që jemi në pritje të lajmeve rreth saj, shkaku është se ka pasur shumë shpekulime rreth merkatos, disa lëshime dhe disa përforcime të ndjekura me kritika positive por dhe negative.


Sa i përket përforcimeve, pas Kemal Alomeroviq i cili pas largimit të tij në merkaton e verës në mbarim të sezonit të kaluar për në kampionatin e Moldavisë, tani u rikthye përsëri aty ku peshon më shumë.


Gjithashtu ka edhe fytyra më të reja dhe ata janë: Ertan Demiri (Mesfushor, 33 vjeçar, ka luajtur për: Rabotniçki, Vardar, Metalurg dhe së fundmi Teteks), Mahambe Tamboura (Sulmues, 20 vjeçar, ka lujtaur për: M.A.S; ekip i kampionatit të shtetit afrikan, Mali), si dhe Pëllumb Jusufi (Mesfushor ofensiv/Sulmues, 23 vjeçar, ka luajtur për: Dinamo Zagreb(Kraoci), Domzale Ljubljana(Sloveni), Dinamo Tirana(Shqipëri) dhe Kastrioti(Shqipëri), Kontrata: 6 mujore).


POR KËTU NUK MBARON TREGIMI, edhe përkrah këtyre lajmeve të mira, të cilat kryesisht përgëzohen nga ana jonë, dhe iu urojmë fat të mbarë djelmoshave dhe shpresojmë që denjësisht ta mbrojnë fanellën e shenjtë Kuq e Zi, përsëri ka vend për kritika për shkak se jo gjithçka është e bardhë, sepse çdo gjë ka dy anët e saja, prandaj ata njerëz që ndajnë mendimin tonë se ky klub nuk është vetëm pasqyrë e sportit Shqipëtar në vend por është edhe ambasador kombëtar i yni, kështuqë vlerat dhe dinjiteti i klubit duhet të ruhen dhe respektohen, ata njerëz dhe i shohin gjërat më ndryshe dhe gjykojnë më ndryshe, sepse fundja vetëm Ballistët dhe Shkëndija janë statike, kurse segmentet tjera përreth klubit janë dinamike dhe jo të përjetëshme!


Më konkretisht flasim për disa lëvizje jo dhe aq korrekte nga udhëheqsia e klubit, për ngecjen e rastit “në largim” të MiroSLLAV Jovanovskit - Miki, SHKJAU i vogël i cili çuditërisht është ENDE në rradhët tona, edhe përkundër pohimeve se do te largohet.
Flasim për rastin e “miut të brendshëm” i cili duhej të largohej që moti përshkak se nuk meriton të mbajë atë fanellë, por ja që ai vazhdon të hajë hisen e një Shqipëtari tjetër!!!


Gjitashtu flasim edhe për rastin e eks portierit tonë shumë të respektuar SUAD ZENDELI i cili pas kthimit nga kampionati i Romanisë, kërkoi kthimin tek klubi i zemrës së tij, përshkak se këtu kaloi vitet më të bukura dhe dhuroi mbrojtje të shkëlqyer të portës tonë dhe vlerave tona, por kryesia me mohimin e tij lejoi që ai ti bashkangjitet fabrikës “Renova”, rivalit lokal.
Dhe më e çuditshmja dhe e papritura ishte SKANDALI apo rasti i fundit ku cënohet liria e lojtarëve si dhe akuzohen dhe ofendohen disa nga lojtarët më me rëndësi në klub, kush tjetër pos Kapitenit (Nebi) dhe Zëvendës-Kapitenit (Meti), ku automatikisht vihet në pikpyetje e ardhmja e tyre në klub, dhe dëmtohet skuadra jonë!!!

Prandaj apelojmë që asgjë të mos çoj në dëm klubin dhe interesat e tij, këto zëra dhe mosmarrëveshje të jenë kalimtare dhe shpresojmë që gjithçka të kaloj në frymën e mirë dhe kryesia të na demantojë këto bindje tona në mënyrën më të mirë, duke na e treguar të kundërtën e kësaj që ndodh!!

Zoti e bekoftë SHKËNDIJËN!
Ballistët gjithmonë me ju, derri në zjarr!



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !
nustret
merseli
bravo kriesia e klubit shkendija jeni nte mrekullueshem idriz te lumt
Ballistet&Shkendija
Ballistet & Shkendija institucion i pashuar!!!
Fatkeqesisht, web faqja juaj eshte e mbushur me urrejtje ndaj kryesise se klubit..realiteti eshte ndryshe kryesia e klubit,lojtaret dhe stafi teknik vijne e shkojne ndersa emri Shkendi & Ballist mbetet pergjithmone si i pashtershem ..fundja lojtaret,kryesite dhe stafi teknik vijne e shkojne per interesaa private dhe profesionale ndersa Ballistet jane gjithmone me dhe per Shkendine vetem per obligimin moral dhe kombetar qe kane ndersa juve si web faqe ju mbetet te dregoni lajme te dyanshme ...Respekte..


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com