Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Masakėr nė Futboll. Rritet numri i viktimave nė 73

Masakėr nė Futboll. Rritet numri i viktimave nė 73

  Publikuar: 01 Shkurt 2012, E Merkure 04:18:43. E lexuar 173 herė
Masakėr nė Futboll. Rritet numri i viktimave nė 73

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Sikur tė mos mjaftonte periudha e tranzicionit, nė Egjipt shkakton viktima edhe sporti qė nė thelb duhet tė bashkojė njerėzit, futbolli.

Mediat egjiptiane raportojnë se të paktën 73 persona kanë gjetur vdekjen nga përleshjet në qytetin e Port Said, ku u zhvillua një ndeshje mes dy skuadrave kryesuese në kampionatin vendas mes Masry dhe al-Ahly.

Tifozët e dy skuadrave janë rivalë historikë dhe thuajse në cdo ndeshje janë problematikë, sidomos grupi ultras i al-Ahly. Dhuna nisi pas rezultatit të ndeshjes ku vendasit e Masry ndodheshin në avantazh 3-1. Tifozët vendas kanë nisur të godasin me sende të forta mbi tifozët dhe lojtarët kundërshtarë dhe i kanë vënë flakën stadiumit. Forcat e sigurisë ndërhynë për të vendosur qetësinë, por reagimi i tifozëve ishte akoma më i dhunshëm duke vrarë edhe disa prej forcave të sigurisë së stadiumit.

Pjesa më e madhe e viktimave kanë gjetur vdekjen pasi kanë marrë goditje me thikë, shkelur me këmbë nga turma, shumë të tjerë nga goditjet me sende të forta, ndërsa një pjesë mendohet se kanë mbetur të bllokuar në një kend të stadiumit që mori flakë. 

Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet pasi dhjetra persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Menjëherë pas incidenteve të regjistruara në këtë takim, federata egjiptiane anuloi të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit, ndërkohë që parlamenti i sapozgjedhur njoftoi mbajtjen e një seance emergjente ku do të diskutohet dhuna në fjalë dhe të gjitha episode e dhunës nëpër stadiumet egjiptiane, që nuk janë të rralla.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com