Kapiteni i Shkėndijės, Nebi Mustafi, nuk do tė grumbullohet me skuadrėn nė pėrgatitjet dy javore nė Antali tė Turqisė (ekspedita udhėton tė enjten pasdite me aeroplan nė relacionin Shkup-Stamboll-Antali). Ky ėshtė vendimi i tij pas njė mosmarrėveshje ose zėnke me kryesinė e klubit nė stėrvitjen e fundit.
Mustafi për gazetën "Lajm" shpjegon edhe arsyen e këtij vendimi: “Jam akuzuar nga kryesia e klubit se kinse jam kryeorganizator i çdo gjëje që kërkohet nga futbollistët. Me lojtarët u dakorduam që të na shlyhet pagesa e fundit, ose bonusi që kemi për të marrë. Dhe, pa një pa dy kryesia më drejtohet mua duke më thënë se unë jam organizatori. Kjo mua më revoltoi tepër, pasi nuk mund të duroj të pavërtetat. Më vjen keq shumë për Shkëndijën, sepse e dua tepër si klub, kam dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e saj, por kjo më ishte kulmi që nuk munda ta gëlltisë”.
Dmth ju nuk do të udhëtoni për në Antali. “Jo, nuk do të jem pjesë e ekspeditës për në Antalia të Turqisë. Klubi nëse do le të më kontaktoj, por tani kërkoj disa kushte të mia që besoj se mund të më plotësohen. Unë s’dua asgjë tjetër përveç se të respektohet autoriteti im. Nuk dua të jem marionetë e tjetër kujt”, ka shtuar kapiteni legjendar i kuqezinjve Nebi Mustafi.
Në anën tjetër, nga kryesia e klubit kampion të Maqedonisë kanë theskuar se do të dalin me komunikatë zyrtare rreth këtij rasti.
Ndryshe, Shkëndija në Antali do të qëndroj plotë dy javë dhe gjatë këtij qëndrimi janë planifikuar të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese me skuadra të njohura europiane që gjenden në përgatitje në këtë qendër të njohur turistike.